ARKATANA

Ymeri: Kurti tentoi të përfitojë politikisht nga sulmi në Ibër-Lepenc

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për përpjekjen e tij për të përfituar politikisht nga sulmi në kanalin Ibër-Lepencit, në Zubin Potok.

Ymeri ka deklaruar se Kurti ka përdorur sulmin për fushatën e tij politike, duke bërë deklarata që më shumë i shërbyen interesave të tij elektorale sesa një përgjigjeje të drejtë dhe të fokusuara për të zgjidhur situatën.

“Unë e kam parë kush është munduar me përdorë politikisht këtë sulm, e ai ka qenë kryeministri Kurti. Prej natës së parë, kur e ka pas konferencën për shtyp. Unë e kam parë në krejt atë deklarim Kurti për këtë gjë, më shumë ka pas fjali që i shërbejnë fushatës së tij ose ai mendon që i shërbejnë. Fjali të cilat e sulmojnë opozitën, meidat gazetarët. Sesa që ka folur për sulmin dhe për atë se çka ka më bë ky si kryeministër për me sanu dëmin dhe në anën tjetër për mi parandalua sulmet e tilla”, ka thënë Ymeri.

ARKATANA

Sipas Ymerit, në vend që të bashkonte shoqërinë dhe forcat politike për të dënuar sulmin dhe për të mbështetur hetimin e tij, Kurti ka përdorur këtë rast për të vazhduar polarizimin politik dhe shoqëror të vendit për qëllime elektorale.

“Në këtë drejtim Kurti ka qenë i pari dhe i vetmi që është munduar të përfitojë pikërisht nga ky sulm. Prej asaj nate dhe të nesërm dhe secili që është deklaruar se pari e ka dënuar sulmin dhe e kanë kërkuar që kryerësit e veprës me u hetu, arrestu dhe dënu. Dhe këtu kanë qenë në sinkron thuajse të gjithë prej ambasadave të huaja deri të partitë opozita. Përveç Kurtit që dëshironte me përdorë këtë rast që me vazhdu polarizimin politik e shoqëror për qëllime politike e elektorale. Po bën dëm jashtëzakonisht të madh, sepse pamundëson një unitet dhe bashkërendim të forcave politike e shoqërorë në Kosovë karshi sulmeve”, ka shtuar Ymeri. /Dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.