Fundamenti

Ymeri: Kurti është njeriu më i gabuar për kryeministër, sepse konsiderohet i pabesueshëm për zyrtarët amerikanë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin aktual Albin Kurti, duke e quajtur atë “njeriun më të gabuar” për kryeministër të ardhshëm në situatën aktuale.

Ymeri ka theksuar se, megjithëse nuk e përjashton mundësinë që Kurti të bëhet kryeministër në të ardhmen, aktualisht ai konsiderohet si më i pabesueshëm nga zyrtarët amerikanë.

“Kurti është njeriu më i gabuar për fazën, sepse është njeriu që konsiderohet më i pabesueshëm nga zyrtarët amerikanë. Ne e pamë që zyrtarët amerikanë, prej presidentit e poshtë, nuk e qajnë kokën për çfarë po mendon dhe si po ndihesh, ose a është i drejtë një vendim i tyre”, ka thënë Ymeri.

Fundamenti

Ai ka përmendur edhe rastin e presidentit ukrainas Zelensky, i cili, sipas Ymerit, u detyrua të pranojë gabimet e tij pas takimeve me presidentin Donald Trump.

Ymeri ka theksuar rëndësinë e udhëheqjes në këtë periudhë, duke theksuar se “në këtë situatë është e rëndësishme cili është njeriu që prin”.

“Në këtë situatë është e rëndësishme cili është njeriu që prin, sepse e kemi parë që presidenti Trump flet me individin. Kaq e thjeshtë, a është politike dhe e drejtë kjo absolutisht jo”, ka deklaruar Ymeri./dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.