UBT

Ymeri: Kurti e ka për qëllim ta zvarrisë dialogun, marrëveshje rrezikohet për “teknikalitete” procedurale

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kritika të mëdha për mënyrën se si po zhvillohet dialogut me Serbinë. Ai i tha Ekonomia Online se sjellja e pushtetarëve ndër vite ndaj këtij procesi, e ka sjellë Kosovën në stadin që mos ta marrë njohjen nga Serbia.

Sipas Ymerit, gabimi i Kosovës në këtë proces është narrativa se çka nuk pranojnë se sa ajo se çka duhet të arrihet. Këtë sipas tij e kanë bërë edhe pushtetet e kaluara. Në një prononcim për Ekonomia Online, Ymeri tash drejtues i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, thotë se kryeministri Albin Kurti e ka për qëllim ta zvarrisë procesin.

Ai ka përmendur rastin e zgjedhjeve në veri dhe Udhëzimi Administrativ për largimin e kryetarëve në veri të vendit.“Mua po më duket që për çdo ditë e më shumë po lexohet se po dëshiron ta zvarrisë procesin e dialogut, veçanërisht prej majit kur i kemi dërguar policinë në veri që u ballafaquan me protesta të dhunshme nga serbët, pra nga ai moment unë mendoj që Kosova shihet si zvarritëse me qëllim e procesit të dialogut dhe rrjedhimisht edhe sanksionet janë të tilla. E kemi rastin e zgjedhjeve. Tash edhe ky insistimi që me shkuar me peticion lexohet nga perëndimi si zvarritje”, thotë Ymeri për EO, teksa tregon edhe për gabimin e Kosovës në dialog me Serbinë.

“Është vështirë të flitet për shkak se ka shumë zhvillime brenda procesit të dialogut ë cilat nuk i di se nuk kanë qenë publike kurrë. Gabimi i Kosovës, veçanërisht kohëve të fundit edhe më parë ka qenë që jemi shkëput në procesin e dialogut më shumë duke treguar se çka nuk pranojmë se sa duke treguar se çka duam të arrijmë. Mendoj që insistimi i Kosovës duhet të jetë kjo që ‘unë dua njohjen nga Serbia dhe pastaj hajde shohim se cili do të mund të ishte kompromisi që e sjellë këtë njohje’, nëse mund të gjejmë një gjë të tillë. Ndoshta as kjo nuk arrihet por të shkosh në dialog se nuk e bëj Asociacionin, përfundon veç me të. Në vend se të shkosh dhe ta kërkosh njohjen”, thotë tutje Ymeri.

Fundamenti

Teksa ka folur për dialogun me Serbinë, ish-kreu i VV-së thotë se situata është e dëmshme për Kosovën, pasi sipas tij kryeministri Kurti mund të shihet si jokredibil nga faktori ndërkombëtar. Këtë e bazon në ndryshimin e shpeshtë të deklaratave të Kurtit.“Natyrisht që tash zbatimi i kësaj marrëveshjeje po të kishte përfunduar më herët, tash do të ishim në një situatë më të avancuar në procesin e dialogut dhe mbase edhe në përfundim të tij komplet sepse kjo ka qenë ideja prej vitit 2013. Ne e kemi një situatë në të cilën besoj që është e dëmshme për Kosovën pikërisht me faktin që kryeministri i Kosovës mund të shihet si jokredibil nga partnerët tanë ndërkombëtarë, për shkak të ndryshimit kaq të shpejtë dhe kaq të thellë e të shpeshtë të qëndrimeve karshi të njëjtës marrëveshje. Pra njëherë del e thotë ‘Zajdenicë të Thaçit’ nuk e zbatoj, tani del e thotë e zbatoj për njohjen de-facto, tani thotë njohjen de-facto e pastaj njohjen de-jure. E pastaj thotë se kjo megjithatë është zbatim i mirë, pastaj thotë se Vetëmenaxhimi nuk është Asociacion por është shpik diçka tjetër e pastaj thotë se Asociacioni është aty. Pra këto qëndrime të bën pastaj të paqëndrueshëm e jokredibil (Kurtin)”.

Ymeri ka shprehur habinë se përse nuk po zbatohet plani franko-gjerman, pasi aty është thënë se është njohja de-facto nga Serbia. Ai thotë se kjo marrëveshje rrezikohet duke u kapur për “teknikalitete procedurale”, raporton EO.

“Serbia e ka pozicion e vet, Kosova e ka pozicionin e vet, ndërmjetësit duhet me u mundu me i bë bashkë këto dyja dhe natyrisht se në secilën situatë ata do ta dëmtojnë secilën prej palëve me qëndrimet e veta për të arritur një mes të pranueshëm për të dyja palët. Tash a është e drejtë me fillu me Asociacionin ajo, nuk po hy andej e a është e drejtë me themeluar andej. Ne kemi disa çështje që po i adresojmë përmes procesit të dialogut dhe tashmë jemi dakorduar në nivel politik që secili prej kryeministrave që kjo është rruga përpara. Themelimi i Asociacionit, përfundimi i dialogut, avancimi i shtetësisë së Kosovës dhe me marrëveshjen e Brukselit që quhej plani franko-gjerman, zotëri Kurti si kryeministër na patë thënë që me këtë arrihet njohja de-facto dhe tash zbatimi i asaj marrëveshje po na thuhet është jetik për Kosovën. Dakord, pse nuk po fillojmë me zbatuar. Tash nëse ne në një marrëveshje qenka e mirë për Kosovën po e rrezikojmë duke u kapur për ‘teknikalitete procedurale’, kjo për mua nuk ka kuptim, përveç nëse e kemi një mosbesim absolut jo vetëm e Serbinë por edhe me ndërmjetësit që po garantojmë që do të zbatohet”, thotë Ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.