FITORJA

Ymeri: Krerët e shtetit po e shfrytëzojnë demarkacionin për t’i shpëtuar krimit të organizuar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, nëpërmjet Facebook’ut ka shkruar se liberalizimi i vizave për Kosovën është i lidhur me dy kushte:luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni i lartë. Sipas Ymerit krerët e shtetit po e shfrytëzojnë demarkacionin për t’i shpëtuar pastrimit të krimit të organizuar.

Ky është statusi i plotë i Ymerit:

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është i lidhur me dy kushte: 1) luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë; dhe, 2) ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi që na i humbet 8.200 hektarë. Për të qenë edhe më keq se kaq, Kosova është kurthuar në një thes me Turqinë, Ukrainën e Gjeorgjinë. Ky është grupi politik i Kosovës për dallim prej atij futbollistik të kombëtares sonë në kampionatin evropian në Francë.

Fundamenti

Mirëpo, qeveria dhe sejmenët e saj e përmendin vazhdimisht vetëm çështjen e nevojës së ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Sepse, kushti i parë për heqjen e vizave e problematizon krimin e korrupsionin qeveritar e institucional, dhe, për shkak se qeveritarët me argatët e tyre duan që me çdo kusht e parreshtur ta sulmojnë opozitën dhe ta mbajnë ofensivën.

Është shumë e mundshme që edhe sikur të ratifikohet demarkacioni në Kuvend sërish të mos na i heqin vizat sepse dihet që askund nuk është në nivel luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit të lartë dhe ndodhemi në një grup tejet të vështirë me Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Kjo paraqet një arsye shtesë pse kurrsesi nuk duhet pranuar e ratifikuar ky demarkacion.”/Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.