Fundamenti

Ymeri kërkon zgjedhje në muajt e parë të vitit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Duke vlerësuar se Qeveria aktuale ka mbështetjen më të ulët të qytetarëve, Ymeri potencoi se zgjidhja e vetme është që vendi të shkojë në zgjedhje që në muajt e parë të këtij viti.

Lëvizja Vetëvendosje mendon se Kosovës i duhen ndryshime rrënjësore në jetën politike dhe ekonomike.

Në tryezën e organizuar sot nga kjo lëvizje me shoqërinë Civile, kryetari i saj Visar Ymeri, e mbështeti këtë në nënshkrimin e dy marrëveshjeve, atë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për Demarkacion me Malin e Zi dhe ndryshimet fiskale që ndodhën gjatë viti 2015.

FIDANISHTJA

Ymeri tha se viti 2016 është viti i ndryshimeve që duan qytetarët, përderisa theksoi se Qeveria sot po e rrezikon rendin kushtetues dhe për këtë duhet të jep llogari.
“Kemi një situatë ku kryeministri dhe zëvendësi i tij e kanë rrezikuar rendin kushtetues të vendit dhe si të tillë pretendojnë të qëndrojnë në krye të Qeverisë. Jemi në një moment të rëndësishëm të dhënies së llogarisë”, tha ai.

Duke vlerësuar se Qeveria aktuale ka mbështetjen më të ulët të qytetarëve, Ymeri potencoi se zgjidhja e vetme është që vendi të shkojë në zgjedhje që në muajt e parë të këtij viti.

Ndërsa Krenar Shala nga shoqëria civile kërkoi që VV të punojë që edhe faktorit ndërkombëtar t’ia bëjnë të qartë gjendjen aktuale në Kosovë.
“Ju duhet t’ia bëni të qartë faktorëve ndërkombëtar se Kosova nuk mund të vazhdojë më këtë avaz sepse nëse Kosova nuk rehatohet nuk rehatohet as Ballkani, dhe këtë nuk mund ta bëjë qeverisja e keqe”, deklaroi Shala./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.