GRANDEMALL

Ymeri: I thashë Mogherinit se imponimi për demarkacion, sjellë krizë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri duke folur për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ka thënë se Kosova duhet t’i ketë kufijtë e vet.Por ai ka thënë se kjo duhet bërë sipas të drejtës publike ndërkombëtare dhe sipas parimit të mos humbjes së territorit, që sipas tij, marrëveshja me Malin e Zi i cenon të dyjat.

“Kosova duhet t’i ketë kufijtë e vet të shënjuar. Por kjo duhet bërë sipas së drejtës publike ndërkombëtare dhe sipas parimit të paprekshmërisë së integritetit territorial të Republikës. Marrëveshja me Malin e Zi i cenon të dyja. Nuk bën të humbim territor. Duhet të insistojmë për trajtim të barabartë e dinjitoz”, ka shkruar Ymeri në facebook, ku ka treguar për temat më të cilat kanë diskutuar më përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Ymeri poashtu ka folur edhe për dialogun me Serbinë për të cilin ka thënë se nuk as dobi e as drejtësi.

FITORJA

“Është edhe e padrejtë e edhe gabim që në raport me shqiptarët e veçanërisht me Kosovën të aplikohen kritere e kërkesa të cilat e kushtëzojnë pabarazinë mes popujve dhe nuk bazohen në parimin e reciprocitetit të marrëdhënieve e respektimin e ndërsjellë të sovranitetit mes vendeve”.

“Nuk ka as dobi e as drejtësi nga një dialog me Serbinë që nuk bazohet as në parime të marrëdhënieve mes dy shteteve e as në parimin universal për lirinë e popujve”,

“Imponimi sjellë krizë, shqetësim dhe indinjatë. Populli i Kosovës kërkon paqe, zhvillim e punë. Jo nënshtrim. Jo cenim territori. Jo mohim sovraniteti. Jo përdhosje dinjiteti. Këto ia sqarova edhe znj. Mogherini”, ka shkruar Ymeri .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.