RCCOLA

Ymeri i kënaqur me të arriturat

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Novobërdës u ka folur qytetarëve drejtpërsëdrejti për sukseset e arritura gjatë mandatit të tij,si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet komuna.

Bajrush Ymeri në debatin me qytetarët e Novobërdës ka folur për problemet,vështirësitë dhe sfidat që ka kjo komunë .”Duke krahasuar premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore me të arriturat e gjertanishme shihet se shumica e premtimeve janë realizuar e pjesa tjetër do realizohet gjerë në fund të mandatit”ka thënë Ymeri.

Fidanishtja

Ymeri ka thënë se buxheti i vogël është një pengesë për të pasur rezultate afirmative në të gjitha segmentet.”Ne kërkojmë që edhe në të ardhmen të ketë investime nga Qeveria e Kosovës dhe donatorët ndërkombëtarë” ka thënë Ymeri në debatin e organizuar nga BIRN./rajonipress/.