RCCOLA

Ymeri falënderon qytetarët, akuzon ministrat serb e KQZ

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Përderisa kundërkandidati im kishte përkrahje te organizuar shtetërore, mua nuk mu ofrua kjo përkrahje nga shteti im , por përkundrazi u dëmtova tej mase edhe në ditën e votimeve. U dëmtova shumë nga ministrat serb në qeverinë e Kosovës, u dëmtova edhe nga KQZ-ja të cilët sot e katër vite me radhë nuk kanë punuar në atë drejtim, edhe përkundër kërkesave të mija të drejtuara atyre, qytetarët që janë banorë të komunës së Novobërdës mbetën jashtë listave të votuesve thotë Bajrush Ymeri.

Bajrush Ymeri kandidat i LDK-së për kryetar komune në Artanë ndonëse humbi ndaj rivalit të tij serb, ai mbetet krenar për punën e tij të mirë që e ka bërë për të gjitha komunitetet pa dallim.

Madje Ymeri ka marrë vlerësimet më të larta pozitive nga institucionet relevante vendore e ndërkombëtare. Duke pasur këtë bagazh të mirë politik e njerëzor Ymeri e ka ndier obligim t`i falënderoj të gjithë qytetarët e Artanës për votat që ju dhanë atij më 1 dhjetor, raporton rajonipress.

“Dëshirojë nga zemra të ju falënderojë të gjithë juve për përkrahjen e fuqishme që ma keni dhënë gjatë këtyre gjashtë viteve udhëheqje në pozitën e kryetarit të komunës së Novobërdës. Ka qenë kënaqësi për mua, që në momentet më historike t`i prijë kësaj komune, dhe ta sjellim komunën tonë në atë pozitë që nuk ka qenë asnjëherë më parë.
Dëshirojë po ashtu të ju falënderojë për përkrahjen e juaj po ashtu të fuqishme në zgjedhjet lokale të datës 3 nëntor 2013, kur unë nga ju mora 92 % të votave, vota këto që mua më renditën të parin në raundin e parë. Po ashtu ju falënderojë edhe për përkrahjen që ma keni dhënë tani në balotazh më 1 dhjetor 2013 ku përkrahja ishte gati se po thuaj 100 %” tha Ymeri për rajonipress.

Edhe pse përkrahja nga ana e juaj ishte aq e fuqishme, unë nuk arrita të jem fitues sepse u përballa me një kundërkandidat që kishte përkrahje të madhe nga Serbia, sepse siç edhe e dini unë nga fillimi i fushatës zgjedhore e kam paralajmëruar opinionin publik se unë jam në garë me një shtet ka thënë tutje Ymeri.

Eco Higjiena

“Përderisa kundërkandidati im kishte përkrahje te organizuar shtetërore, mua nuk mu ofrua kjo përkrahje nga shteti im , por përkundrazi u dëmtova tej mase edhe në ditën e votimeve. U dëmtova shumë nga ministrat serb në qeverinë e Kosovës, u dëmtova edhe nga KQZ-ja të cilët sot e katër vite me radhë nuk kanë punuar në atë drejtim, edhe përkundër kërkesave të mija të drejtuara atyre, qytetarët që janë banorë të komunës së Novobërdës mbetën jashtë listave të votuesve. Po ashtu parregullsi të mëdha e përcollën këtë proces duke u nis nga presionet, kërcënimet, shantazhet nga pjesëtaret e MUP-it serb si dhe mënyra e organizuar e sjelljes së votuesve nga shteti Serb”.

Ymeri ka sqaruar se ata të cilët u sollën 30 vite më parë janë shpërngulur nga këtu, dhe sot jetojnë e veprojnë në vende tjera vetëm e vetëm për të imponuar një qeverisje lokale qytetarëve që janë banorë rezident të Komunës së Novobërdës.

“Unë kam punuar shumë dhe absolutisht mendojë që ne nuk e kemi merituar humbjen, por karshi të gjitha atyre që i ceka më lartë kam qenë i pafuqishëm për të arritur rezultat më bindës. Unë jam shumë mirënjohës edhe ndaj 345 qytetarëve serb të cilët edhe përkundër këtyre kërcënimeve janë përcaktuar të më votojnë mua dhe jam i bindur që në situata dhe rrethana tjera numri i atyre që do të më përkrahte do të ishte edhe më i madh”.

Ymeri ka thënë se jam krenar që gjatë kësaj qeverisje gjashtë vjeçare kam bërë një punë të mirë edhe përkundër vështirësive të shumta që kemi pasur. Në fund ju them dhe ju premtojë që unë edhe përkundër këtij rezultati do të jam vazhdimisht pranë jush në mënyrë që të jap kontributin tim maksimal për të mirën e qytetarëve tanë ka thënë Ymeri./rajonipress/