Eko Higjiena

Ymeri: Falë jush, në çdo vendvotim ku keni votuar ju, ne kemi dalë të parët, më keni bërë krenar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Si kandidat për kryetar komune, ju më renditët të dytin në nivel komune dhe të parin nga kandidatët shqiptarë – si për kryetar, ashtu edhe për subjekt politik, ku LDK mori 52% të votave shqiptare, ndërsa unë si kandidat për Kryetar 58% ka shkruar Bajrush Ymeri.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Tani që i kemi rezultatet preliminare të zgjedhjeve, dua t’ju falënderoj nga zemra për përkrahjen tuaj të madhe që na e keni dhënë.
Falë jush, në çdo vendvotim ku keni votuar ju, ne kemi dalë të parët.
Më keni bërë krenar – faleminderit nga zemra!

Si kandidat për kryetar komune, ju më renditët të dytin në nivel komune dhe të parin nga kandidatët shqiptarë – si për kryetar, ashtu edhe për subjekt politik, ku LDK mori 52% të votave shqiptare, ndërsa unë si kandidat për Kryetar 58%.

ARKATANA

Pra sikur të mos ishte Lista Serbe shumicë, do të kishim fituar që në raundin e parë, pa balotazh.
Gara ishte e fortë, por ne u angazhuam me përkushtim, dhe mbi të gjitha, meritën për këtë fitore të madhe e keni ju qytetarë të dashur!

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë kandidatët për asamble komunale, për komisionerët, vëzhguesit, dhe çdo aktivist që ka kontribuar në këtë proces dhe në fitoren tonë.

Tani e tutje, ju siguroj se situata do të jetë në kontrollin tonë dhe zëri i qytetarëve shqiptarë do të përfaqësohet me dinjitet – nga unë dhe nga ekipi fitues i LDK-së.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Me shumë respekt,
Bajrush Ymeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.