Eko Higjiena

Ymeri: FAK-u rrezikon ndarje etnike

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, duke folur për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK) ka thënë se nëpër diskutime të ndryshme është thënë se ky mekanizëm do të ketë pesë regjimente e njëri prej tyre do të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, gjë e cila, sipas tij, do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën.

Ymeri po ashtu ka thënë se formimi i FAK-ut nuk duhet në asnjë formë të kushtëzohet me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

KKVITI

Këto deklarata i pari i “Vetëvendosjes” i ka dhënë në forumin “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja “Fol”, ku ka folur edhe për punën e Qeverisë “Mustafa”, si dhe për formimin e Gjykatës Speciale./zeri/