RCCOLA

Ymeri: Edhe në Artanë u abuzua me votën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Tani nga qytetarët serb po mësojmë se ata kanë ardh në mënyrë të organizuar nga Serbia për të votuar dhe kanë qenë të stimuluar secili nga ta me nga 2500 dinar që i bie rreth 22 euro dhe transportin e kanë pasur gratis vetëm e vetëm që të vijnë dhe të votojnë thotë Bajrush Ymeri.

Bajrush Ymeri kandidat i LDK-së për kryetar komune në Artanë edhe pse garën e kishte shumë të vështirë, dhe me shumë kundërkandidat ka arritur të fitojë këtë garë me një përqindje të lartë me rreth 36 %.

Por Ymeri është i befasuar me disa anomali që e kanë përshkruar procesin e 3 nëntorit, qoftë nga serbët e ardhur nga Serbia, por edhe nga vet KQZ-ja.

Për rajonipress Ymeri ka treguar shkaqet e numrit të madh të serbëve në pjesëmarrje dhe blerja e votës së tyre. “Na befasoi numri i serbëve që dolën në votime sepse kur krahasojmë daljen në vitin 2010 dhe tani është shumë e lartë. “Tani nga qytetarët serb po mësojmë se ata kanë ardh në mënyrë të organizuar nga Serbia për të votuar dhe kanë qenë të stimuluar secili nga ta me nga 2500 dinar që i bie rreth 22 euro dhe transportin e kanë pasur gratis vetëm e vetëm që të vijnë dhe të votojnë”.

Mobi Casa

Ymeri tha se kishte shumë qytetarë shqiptarë të cilët i njihnin këta qytetarë serb të cilët ishin shpërngulur para 30 viteve dhe që ende kanë ndonjë letërnjoftim që kanë qenë banorë të kësaj komune. “Është shqetësuese se si Qeveria jonë lejon këso veprime që dikujt nga komuniteti shqiptar nuk i lejon me votua me ndonjë dokument tjetër ndërsa serbët lejohen edhe me dokumente të Serbisë të votojnë”.

Ymeri tha se një fakt tjetër shqetësues ishte edhe lejimi i zyrtarëve serb që të vijnë lirshëm me uniforma ushtarake për të bërë fushat në baza nacionaliste nëpër vendbanimet serbe. “Edhe këto veprime janë të pa pranueshme edhe për vet qytetarët serb të cilët e thonë haptazi”.

Një anomali tjetër sipas Ymerit ka të bëjë me listat e votuesve. “Shumë nga qytetarët tanë nuk i kemi në lista të votuesve, shumë nga ta ende janë votues të komunës së Gjilanit. Rast konkret janë rreth 140 shtëpi në lagjen “Dardania” në Gjilan të cilët janë banorë të komunës së Novobërdës ndërsa ata janë votues të komunës së Gjilanit. Vetëm ato familje të kishin qenë votues në komunën e Novobërdës për ne nuk do të ishte problem. Pra këto janë fajet e KQZ-se që nuk najë ka bart këta qytetarë në mënyrë automatike në Komunën e Novobërdës atëherë kur ndodhi decentralizimi”.

Ymeri tha se këto anomali janë shqetësime reale, por fatkeqësisht këtij shteti dhe kësaj qeverie nuk po i interesojnë shqetësimet e qytetarëve sepse i kanë personalizuar gjërat shumë dhe interesi i përgjithshëm pak është kah ju intereson./rajonipress/