Mobi Casa

Ymeri e Jacobson të kënaqur me të arriturat në Artanë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka vizituar të martën Komunën e Novobërdës ku ka biseduar me Bajrush Ymerin për gjendjen e sigurisë, situatën e komuniteteve, investimet, rolin e administratës komunale etj.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri i shoqëruar nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal Shefkije Mehmeti, nënkryetari i Komunës Driton Abdyli dhe Shefja e zyrës Komunale për komunitete dhe Kthim Jasmina Deniq pritën sot në takim ambasadoren SHBA-ve në Kosovë Tracey Ann Jacobson.

Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës Ymeri e ka falënderuar ambasadoren për vizitën që po i bënë komunës së Novobërdës dhe ndihmën e ofruar nga qeveria e SHBA-ve përmes programit të USAID-it në Kosovë.

“Duke ju falënderuar USAID-it programit DEMI ne kemi pasur rast të bashkëpunojmë edhe në fuqizimin e kuvendit komunal, fuqizimin e administratës komunale, një organizim më të mirë të administratës komunale dhe projekte kapitale që sot janë në të mirë të qytetarëve tanë. Ky bashkëpunim i mirë që e kemi do të vazhdojë edhe në të ardhmen sepse programi DEMI vetëm se është në përfundim të mandatit të tij dhe ne do të jemi pjesë edhe e programit të ri që do të mbështete nga USAID-i” ka thënë Ymeri.

Ymeri gjithashtu e ka njoftuar ambasadoren me zhvillimet në komunë sidomos pas procesit të decentralizimit , vështirësitë në arsim, shëndetësi dhe në menaxhimin e pyjeve si rezultat i kalimit të zonave të reja nga komunat amë në komunë e Novobërdës.

ARKATANA

Ymeri ka vlerësuar se në Novobërdë ka raporte mjaftë të mira në mes të komuniteteve duke shtuar se nuk mbanë mend ndonjë ekses ndëretnik që ka ndodhur në mënyrë që t`i prishë këto raporte të mira në mes komuniteteve.

Temë e bisedimeve ishte edhe zhvillimi ekonomik ku Ymeri e ka njoftuar ambasadoren se Artana ka tri shtylla që pret të ketë një zhvillim të mirëfilltë në bujqësi, turizëm dhe miniera.

Ymeri kërkoi nga ambasadorja që të ndihmohet komuna e Novobërdës me një grant shtesë në mënyrë që projektet që janë identifikuar të përmbyllen me sukses ashtu siç ju është premtuar qytetarëve të komunës së Novobërdës gjatë procesit të decentralizimit.

Ambasadorja Jacobson falënderoi kryetarin Ymeri për mikpritjen dhe shtoi se USAID-i do të vazhdojë mbështetjen për komunën e Novobërdës edhe në të ardhmen në mënyrë që punët e mira që janë nisë të përfundohen me sukses.

Po ashtu ambasadorja u interesua të dijë më shumë edhe rreth projektit të kthimit dhe riintegrimit për komunitetin serb, turizmin dhe menaxhimin e pyjeve./rajonipress/

Mund të ju interesoj: