Uji Dea

Ymeri: Çletërnjoftimi i komunës së Novobërdës, sipas GAP-it

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Nuk ka asnjë rast kur komuna ime ka kthyer mbrapsht ndonjë gazetar, nuk ka dhënë informata apo i ka ikur transparencës. Përkundrazi, që nga fillimi kam qenë shumë i interesuar që secila punë të jetë sa më publike, që të marrim edhe vërejtjet apo kritikat e mundshme me qëllim që, gjatë punës, të përmirësohemi edhe më tej ka thënë Bajrush Ymeri.

Ashtu sikurse reaguan më herët Shaip Surdulli e Gradimir Mikic, ngjashëm rreth raportit të GAP-it ka reaguar edhe kryetari i Novobërdës Bajrush Ymeri.Madje, Ymeri ka treguar dhe shfaqur një ton edhe më të ashpër,për faktin se komuna e tij është sulmuar pa fakte.

Në sqarimin e tij për rajonipress Bajrush Ymeri ka thënë se Instituti GAP ka dalë me një “Letërnjoftim të komunës së Novobërdës”. Dhe, a është vërtet ky letërnjoftimi i komunës sime? A është ky identiteti përmbledhës i komunës, a është kjo puna dhe angazhimi ynë, mjaft sfidues? .Këto janë pyetjet dhe dilemat që ka shtruar Ymeri.

“E kam lexuar këtë “letërnjoftim” më shumë se njëherë dhe, mendimi im i parë është se ky mund të quhet gjithçka tjetër, por jo letërnjoftim. “Çletërnjoftim” po, shtrembërim faktesh dhe interpretim i lirë dhe sipas tekeve të shkruesit apo “burimeve” të tij, po. Shpesh edhe mungesë elementare, bazike e të dhënave për komunën, e administratës komunale për të cilën mund të merreshin të dhënat shumë lehtë e, nëse askund tjetër, edhe në zyrën time” ka thënë Ymeri.

Ymeri tha se asnjëherë nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon mbrojtje dhe shtrembërim faktesh, por interpretim korrekt e të saktë. “Nuk kam kërkuar kurrë që të zbukurohet rrejshëm, nga asnjë gazetar, komuna dhe puna jonë. Por është e papranueshme moralisht, e padinjitetshme medialisht që të përshkruhet “letërnjoftimi” i një subjekti juridik me aq përulje, me aq përçmim si komunës sonë” tha Ymeri.

Eco Higjiena

“Unë kam pasur besim se, i ashtuquajturi “instituti GAP” vërtet është institut. Si i tillë do duhej të ishte më i thellë, më bindës e më argumentues në shkrimet e tij. E faktet për këtë i ka pasur të shkruara dhe të dokumentuara edhe vizuelisht. Nuk pretendoj se kemi bërë një punë të përkryer deri më sot, por marrë parasysh rrethanat në të cilat veprojmë dhe, po t’i bëhet një krahasim gjendjes së rrugëve, shërbimeve komunale, arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe institucioneve tona komunale – para qeverisjes sime dhe gjatë kësaj periudhe kur ne qeverisim me komunën – dallimet pozitive janë jashtëzakonisht të dukshme. Jo për lëvdatë, por për ta thënë të vërtetën” ka shtuar kreu i Artanës.

Megjithatë Ymeri tha se përkundër këtij raporti tendencioz ka besim të plotë se qytetarët e tij e dinë se cila është e vërteta dhe nuk do të intrigohen nga “letërnjoftimi” i GAP-it, por krijimi i një imazhi të pavërtetë për komunën e Novobërdës, për ekzekutivin e saj, për gjithë atë punë dhe angazhim që bëhet, nuk na bën mirë neve, as para institucioneve të vendit e as para atyre ndërkombëtare.

“Një “lëtërnjoftim” i tillë është dëmtues dhe shkurajues. Ai krijon bindjen se në ekzekutivin e Novobërdës, askush nuk di gjë, askush nuk bën gjë brenda suazave ligjore, se komuna është degraduar aq shumë sa vihet në dyshim vetë arsyeshmëria e ekzistimit të saj” tha Ymeri.

Ymeri tha se nuk mund të pajtohem me konkluzione të vetëkuptueshme nga analiza e GAP-it e as stafi im, por as qytetarët e mi të cilët, çdo ditë e ndjejnë dorën e qeverisë komunale. “Po e përsëris, jemi të hapur për analiza, kritika, sugjerime, vërejtje, por jo denigrim total të punës sonë. Kjo nuk i bën mirë e as nder, besoj unë, askujt e as Institutit GAP” tha Ymeri./rajonipress/