Uji Dea

Ymeri: Buxheti për vitin 2013 do të planifikohet me qytetarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bajrush Ymeri thotë se Komuna e Novobërdës, procesin e planifikimit të buxhetit do ta bëjë përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarë, duke marrë prej tyre propozimet dhe projektet me interes publik që duhet të përfshihen në listën e projekteve për investime kapitale.

Dëgjimi buxhetor komunal për vitin 2013 për Komunën e Novobërdës është paraparë të planifikohet së bashku me qytetarët e saj. Bajrush Ymeri kryetar i Artanës tha për rajonipress se procesi i planifikimit të buxhetit komunal, përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, ka një rëndësi të veçantë, pasi mund të llogarisim për një planifikim të drejtë dhe transparentë të menaxhimit me paranë publike dhe realizimit të projekteve kapitale.

UBT

“Komuna e Novobërdës, procesin e planifikimit të buxhetit do ta bëjë përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarë, duke u dhënë mundësinë atyre që në debate të përbashkëta të informohen për procesin e planifikimit buxhetor dhe të propozojnë projektet me interes publik që duhet të përfshihen në listën e projekteve për investime kapitale” tha Ymeri.

Ymeri tha se në debatet që do të mbahen në javën e ardhshme do të jenë të ftuar dhe të pranishëm pos qytetarëve edhe përfaqësuesit e institucioneve komunale të Novobërdës , Kuvendit Komunal , partive politike, organizatave dhe shoqatave joqeveritare, punëtorë të arsimit, afaristë, artistë, fermerë, sportistë, përfaqësuese të shoqatave të grave, media dhe qytetarë të tjerë./rajonipress/