Ymeri: Artana me asnjë rast vdekje, me vetëm 12 raste aktive
Gjilan – Sa për informatë, në territorin e komunës sonë, që nga paraqitja e rastit të parë më datë 27 korrik 2020 e deri më sot, numri i të infektuarve ka arritur në 41 persona, prej tyre 29 janë shëruar dhe 12 raste janë aktive. Edhe pse deri më sot të gjithë të infektuarit janë mirë me shëndet, dhe fatmirësisht s`kemi asnjë rast vdekje, ne po kërkojmë kujdes të shtuar, sepse jo të gjithë e kanë kaluar lehtë ka thënë Bajrush Ymeri.
Postimi i plotë i Bajrush Ymerit
Dje dhe sot kam kontaktuar pothuajse të gjithë qytetarët tanë që janë të infektuar me COVID 19 nga komuna e jonë.
I kontaktova në radhë të parë, për të mësuar se si është gjendja e tyre shëndetësore dhe ekonomike në këto ditë të vështira.
Edhe pse deri më sot të gjithë të infektuarit janë mirë me shëndet, dhe fatmirësisht s`kemi asnjë rast vdekje, ne po kërkojmë kujdes të shtuar, sepse jo të gjithë e kanë kaluar lehtë.
Sa për informatë, në territorin e komunës sonë, që nga paraqitja e rastit të parë më datë 27 korrik 2020 e deri më sot, numri i të infektuarve ka arritur në 41 persona, prej tyre 29 janë shëruar dhe 12 raste janë aktive.
Andaj qytetarë të nderuar, ju lus për kujdes më të shtuar, për mbajtje të maskës, për mbajtje të distancës dhe pastrim të duarve.
Po ashtu ju lutemi të reduktoni në maksimum vajtje-ardhjet qoftë edhe te familjarët e juaj.
Vetëm kështu ne ruajmë veten, familjen, shtetin dhe mbarë njerëzimin.
Zoti ju ruajt dhe ju dhashtë shëndet juve dhe gjithë familjeve të juaja!