UBT

Ymeri: Artana konkurrente edhe me komunat më të zhvilluara ekonomikisht

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në menaxhimin e mbeturinave, situatën e kemi dukshëm më të mirë se që e kemi pasur më herët, dhe po e përmendi para jush që edhe përkundër vështirësive të cilat jemi ballafaquar mundë të themi që jemi konkurrent me komunat më të zhvilluara ekonomikisht dhe më të mëdha me kapacitetet se sa ne ka nënvizuar kreu komunal.

Me mbështetjen e USAID Programit DEMI kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri mbajti takim me të rinjtë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile në këtë komunë, transmeton rajonipress.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i të arriturave të Komunës gjatë vitit 2012, ku kryetari Bajrush Ymeri prezantoi sukseset dhe problemet me të cilat janë ballafaquar .

Ymeri ka theksuar problemet dhe sfidat me të cilat ata janë ballafaquar gjatë vitit 2012 e të cilat sipas tij ishin të dukshme e sidomos pas procesit të decentralizimit.

Megjithatë Ymeri ka shtuar se duke i falënderuar partnerët tanë dhe në këtë rast programin DEMI, në bashkëpunim të ngushtë me ta ne vazhdimisht mundohemi t`i përmirësojmë shërbimet tona në mënyrë që kënaqeshmëria e qytetarëve vazhdimisht të ngritët dhe gjithmonë të jetë në shkallë më të lartë.

“Në menaxhimin e mbeturinave, situatën e kemi dukshëm më të mirë se që e kemi pasur më herët, dhe po e përmendi para jush që edhe përkundër vështirësive të cilat jemi ballafaquar mundë të themi që jemi konkurrent me komunat më të zhvilluara ekonomikisht dhe më të mëdha me kapacitetet se sa ne” ka nënvizuar kreu komunal.

RCCOLA

Sipas Ymerit për të arritur mbajtur këtë konkurrencë nuk është e lehtë sepse duhet angazhim edhe pse ne mundohemi që punën tonë ta bëjmë në mënyrën sa më të mirë, dhe gjatë vlerësimeve edhe ne gjendemi në listën ku qëndrojmë mirë.

Kryetari Ymeri me këtë rast i ka inkurajuar të rinjtë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile që ta ngritin zërin për problemet dhe nevojat e tyre tek institucionet Komunale ku ai është shprehur i gatshëm për të ndihmuar në këto nevoja.

Ndërsa Laura Bahtiri këshilltare regjionale pran projektit DEMI, është shprehur e kënaqur për pjesëmarrjen e kënaqshme të takimit të sotshëm. Aj9o ka thënë se të rinjtë kanë pasur rastin të dëgjojnë drejtpërsëdrejti nga Kryetari për problemet dhe mundësitë të cilat ju jepen atyre.

Bahtiri ka thënë se të rinjtë e Novobërdës mund ti shfaqin hapur kërkesat dhe problemet e tyre duke qenë aktiv dhe të arsyeshëm në mënyrë që brengat e tyre të gjejnë mbështetje tek institucionet komunale, të cilat gjithmonë kanë hasur në mirëkuptim rreth nevojave të të rinjve .

Të rijnë dhe përfaqësues të OJQ-ve lokale kanë paraqitur idetë e tyre në këtë takim dhe kanë pasur rastin të bëjnë pyetje ku në mesin e të cilave kanë dominuar ato për mbështetjen e aktiviteteve të rinisë dhe rregullimin e çështjes së transportit për nxënësit e shkollës së mesme.

Gjatë këtij takimit të hapur me të rijnë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile po ashtu u bë edhe prezantimi i dokumentarit “Sfidat dhe Sukseset e decentralizimit” dokumentar ky i përgatitur gjatë vitit 2012 nga USAID/DEMI./rajonipress/