Eko Higjiena

Ymeri : Artana ka përballuar të gjitha sfidat për të ecur përpara

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kreu i Novobërdës ka thënë se kjo komunë është ballafaquar me sfida të mëdha sidomos pas procesit të decentralizimit, mirëpo edhe përkundër vështirësive që i kemi pas ne në mënyrë solide kem arrit që tani t`i përballojmë po thuajse shumicën prej tyre.

Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri së bashku me Sreten Ivanoviq, deputet në Parlamentin e Republikës se Kosovës, Radovan Deniq nënkryetar për komunitete dhe Jasmina Deniq shefe e Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim pritën në një takim Zëvendësin e PSSP-së në Kosovë Robert Sorenson me stafin e tij.

Kryetari i Komunës falënderoi Sorenson për vizitën dhe po ashtu në mënyrë kronologjike e njoftoi me situatën dhe progresin e arritur në Komunën e Novobërdës.

“Liria e lëvizjes dhe situata e sigurisë në Komunë është në nivelin më të lartë dhe për këtë unë gjithmonë falënderojë organet e rendit , por më meritorët për këtë janë qytetarët e Novobërdës të cilët e dëshirojnë një situatë të tillë. Në institucione punojmë së bashku shqiptarë, serbë e rom dhe kjo pastaj reflekton shumë pozitivisht edhe në popullatë” ka thënë Ymeri.

Kreu i Novobërdës ka thënë se kjo komunë është ballafaquar me sfida të mëdha sidomos pas procesit të decentralizimit, mirëpo edhe përkundër vështirësive që i kemi pas ne në mënyrë solide kem arrit që tani t`i përballojmë po thuajse shumicën prej tyre. “Situatën na e ka rënduar fakti se tërë territorin që ne e kemi marrë me decentralizim ka qenë totalisht i pa investuar prandaj ne është dashtë që investimet më të mëdha t`i orientojmë në zonat e reja kadastrale të cilat janë të populluara kryesisht me komunitet serb” ka sqaruar Ymeri.

Mobi Casa

Po ashtu Novobërda është në disproporcion të madh me territor dhe numrin e banorëve dhe ky fakt e rëndon edhe më shumë situatën sepse buxheti komunal ndahet për numër të banorëve e jo për territor. Por megjithë vështirësitë ne kemi investuar dukshëm nëpër tërë territorin e komunës pa bërë dallime se cilit komunitet ata i takojnë ka shtuar Ymeri

Ymeri ka falënderuar zotin Sorenson për donacionin e dhënë për komunën e Novobërdës.
Ndërsa vet Sorenson falënderoi kryetarin dhe të pranishmit për mikpritjen. “Jam i kënaqur që po dëgjojë fjalë të mira për zhvillimet pozitive në Novobërdë. Natyrisht ne tani kemi një rol lehtësues në Kosovë dhe dëshirojmë që të shohim progres në çdo fushë” ka thënë Sorenson.

Donacioni që ne kemi sjellë për ju shpresojmë që do t`i lehtësojë punën zyrës Komunale për Komunitete. Përveç kësaj Sorenson u interesua edhe për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin.

Për situatën dhe rrjedhat në Komunë Sorenon e njoftuan edhe Ivanoviq dhe Deniq të cilët falënderuan përzemërsisht zyrën e UNMIK-ut për donacionin e dhënë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.