ARKATANA

Ylli Sallahi, ylli shqiptar i radhës në Bajern

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Njëri prej talentëve më të mëdhenj të Austrisë, siç është vlerësuar Sallahi, është futur në listën e lojtarëve të Bajernit që kanë të drejtë të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Ylli Sallahi ka kaluar para dy vitesh nga juniorët e ekipit austriakë Kapfenberger SV në ekipin e dytë të Bajernit.

Sot ndërkaq, kur Bajerni përballët për herë të parë me Pep Guardiolën si trajner në Ligën e Kampionëve kundër CSKA Moskau, emri i Ylli Sallahit figuron me numër 38 si mbrojtës i majtë, pas lojtarëve si Mario Götze, Frank Riberi e Xherdan Shaqiri që luajnë në mesfushë.

Ylli ka lindur më 6 prill 1994 në Kosovë, është lojtar anësor me një të majtë të fuqishme.

Hidromorava

„Si lojtar ofensiv, ai është shumë i fortë. Ai ka një të majtë të fuqishme. Gjuajtjet e tij nga distanca janë të pandalshme. Nëse gjuan, atëherë topi godet golin si një raketë. Përveç kësaj ai jep edhe asistime shumë precize“, e vlerëson Yllin ish-trajneri i tij, Zurman.

Nëse ai nuk lëndohet dhe ka sadopak fat, mund të bëjë emër në Bundesligën gjermane, vlerësojnë njohësit e futbollit.

Ylli vlerësohet si një djalë i urtë që merr rolin e liderit në lojë. Nuk flet shumë, por është shumë prezent në fushë. Ekspertët e kanë vlerësuar Yllin si një talent që mund të ndjek rrugën e David Alabës. I cili me zgjuarsinë e tij në lojë dhe forcën e këmbës së majtë ka potencialin të bëhet pjesë e ekipit të parë.

Dhe, siç duket hapin e parë e ka hedhur. Ai ka arritur ta bindë Guardiolën, që emri tij së paku të figurojë në listën e lojtarëve rezervë që kanë të drejtë loje në Ligën e Kampionëve./Bekim Dalipi/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.