RP

Ylli i Kosovës po kërkohet nga gjiganti madrilen

/ 1 minutë lexim

Leon Avdullahu mund të jetë njëri prej emrave më të kërkuar në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Sipas mediumit gjerman Fussballtransfers, Atletico Madridi e ka përfshirë mesfushorin kosovar në listën e objektivave për sezonin e ardhshëm, shkruan Indeksonline.

Trajneri Diego Simeone është në kërkim të një mesfushori defensiv, me cilësi taktike dhe aftësi të mira në fazën mbrojtëse, profil që i përshtatet 22-vjeçarit të Hoffenheimit.

Mobicasa

Interesimi i klubit madrilen nuk është i ri, pasi Atletico kishte tentuar ta transferonte Avdullahun edhe gjatë verës së kaluar, por Hoffenheimi kishte refuzuar ta lironte.

Klubi gjerman kishte paguar 8 milionë euro për transferimin e tij nga Baseli në vitin 2025, ndërsa aktualisht e vlerëson mesfushorin rreth 50 milionë euro.

Avdullahu ka regjistruar 48 paraqitje zyrtare me Hoffenheimin, me një gol dhe një asistim. Ai ka kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2031. /IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.