Yll Ibrahimi largohet nga FC Drita

Gjilan – Yll Ibrahimi, futbollisti i talentuar dhe mbrojtësi i majtë i akademisë së FC Drita, zyrtarisht është larguar nga klubi “bardhe kaltër”.
Në një njoftim te tij në rrjetet sociale, me shumë emocione, Ibrahimi ka shprehur mirënjohjen e tij për kohën e kaluar në klub dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin e tij si futbollist.
Ai ka shprehur falënderime për presidentët, trajnerët, stafin mjekësor, bashkëlojtarët dhe tifozët e klubit, duke iu uruar suksese në garat e ardhshme.
Ibrahimi ka përfunduar njoftimin duke u falënderuar edhe intelektualët për mbështetjen e tyre të pandalshme.
Largimi i tij prej FC Drita shënon një kapitull të ri në karrierën e tij futbollistike, ndërsa ai shpreson për sfida të reja dhe përparim në të ardhmen./rajonipress/