RCCOLA

Yjet shqiptare të futbollit festojnë shqip

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gazeta “Blick” polemizon sërish rreth kulturës së prejardhjes shqiptare të lojtarëve zviceranë.

Një start i mirë në Bundesligë për ish-sulmuesin e Zuerichut, Adrian Nikçi. Tre minuta pasi hyri në lojë, 22-vjeçari shënon në kontaktin e parë me topit, duke barazuar rezultatin 2-2 për Hannoverin kundër Schalkes.

Nikçi filloi festimin e golit dhe pika kulminante ishte kur ai “hodhi në fluturim” shqiponjën që është simboli i të gjithë shqiptarëve. Një veprim i tillë i kishte ra në sy “Blick”-ut, transmeton Albinfo.

Nikçi nuk është i pari shqiptar me pasaportë zvicerane që feston golin me shqiponjë, shkruan “Blick”. Edhe Pajtim Kasami e bëri të njëjtën në dhjetor 2010. “Ishte një përshëndetje për bashkëkombësit e mi”, kishte thënë Kasami, familja e të cilit vjen nga Struga e Maqedonisë.

”Blick” thotë se tifozët zviceranë duhet të jenë të shqetësuar, ngase disa nga lojtarët e ekipit të kombëtares zvicerane në përballjen me Shqipërinë më 11 shtator do të jenë aty me gjysmë zemre?

Uji Dea

Edhe pse Kasami dhe Nikçi nuk janë pjesë e ekipit zviceran, “Blick” thotë se Shaqiri, Xhaka e Behrami janë futbollistë me rrënjë të Kosovës apo të Maqedonisë, siç është Mehmedi.

Shaqiri qëndron sërish në atletet e tij: në hapësirën e ngushtë të tyre ai ka vendosur madje tre flamuj: flamurin shqiptar, zviceran dhe atë të Kosovës. 20-vjeçari i lindur në Gjilan ka ardhur në Zvicër në fëmijëri shumë të hershme, por asnjëherë nuk ka lënë pa e përmendur se “me zemër është 50 për qind kosovar”, shkruan “Blick”.

Në skuadrën Borussia Mönchengladbach talenti shqiptaro-zviceran, Granit Xhaka, ka intonuar himnin kombëtar shqiptar! “Unë ndihem më shumë se 80 për qind zviceran, ndërsa 20 për qind si kosovar. Unë jam zviceran, por rrënjët e mia janë një pjesë imja dhe gjithmonë do të mbetet kështu”, citon Xhakën.

Çfarë ndodh nëse Kosova duhet të sigurojë vetë ekipin kombëtar? Në vjeshtë vendimi bie mbi Shaqirin Co, pyet “Blick”.