Fundamenti

Yjet gati për aksion

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Yjet e futbollit shqiptarë janë gati të zbarkojnë në stadiumin e kryeqytetit, të shtunën mbrëma, për t’i matur forcat me Kampionin e Kosovës, Prishtinën. Ata janë të lumtur që do të luajnë para publikuar kosovarë, derisa me këtë përballje synojnë t’i bëjnë reklamë vendit tone në mbarë Botën.

Futbollistët më të famshëm shqiptarë, që luajnë nëpër klube të ndryshme evropiane, të shtunën mbrëma do të zbarkojnë në stadiumin e kryeqytetit, për t’i matur forcat me Kampionin e Kosovës, FC Prishtinën.

Organizatori i kësaj ndeshje, Remzi Ejupi, i cili është president i skuadrës bardh e kaltër, ka falënderuar yjet që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për ta zhvilluar një ndeshje miqësore, në 90 vjetorin e themelimit të FC Prishtinës.

Ndërsa, Lorik Cana ka thënë se me këtë ndeshje do t’i bëjnë reklame vendit tonë mbarë Botën.

“Kam kënaqësi që jam në mesin e juaj. Iniciativa është marr nga klubi Prishtina dhe është mbështetur nga lojtarët. Besoj se me këtë ndeshje do të bëjmë jehon edhe jashtë Kosovës”, ka theksuar mbrojtësi i Lazios.

Ndërsa, për here të parë në stadiumin e Prishtinës do të luaj, Granit Xhaka. Ai synon që me këtë ndeshje tu tregoj vendeve tjera se çfarë lojtarë ka Kosova.

“Për mua është hera e pare që do të luaj në stadiumin e Prishtinës. Me ndeshjen që do ta luajmë të shtunën do t’i tregojmë botës se çfarë lojtar ka Kosova”, ka thënë mesfushori I Monchengladbachut.

Por, për Shefku Kuqin nuk do të jetë hera e pare që luan një ndeshje të tillë. Ai këtë e ka bërë edhe më herët.

“Në Prishtinë kam luajtur edhe para disa viteve një ndeshje të tillë. Për organizmin e kësaj ndeshje është kontribut i të gjithë lojtarëve që kanë gjetur kohë të luajnë, pasi tani është koha e pushimeve”, ka thënë sulmuesi vushtrrias.

UBT

Skuadrën e yjeve në këtë takim, do ta drejtoj Agim Cana, ish futbollistë i gjeneratës së artë të FC Prishtinës.

“Është një moment i veçanta për mua që pas një kohe të rikthehem në klubi tim që me dha shumë. Falënderoj lojtaret që kanë ndarë kohën për me qenë bashkë. Me këtë takim do të realizojmë ëndrrën e shume gjeneratave qe t’i shohin yjet. Është nje ngjarje historike”, ka thënë Cana.

Në këtë ndeshje për ekipin e yjeve pritet të luajnë: Lorik Cana, Granit Xhaka, Valon Behrami, Etrit Berisha, Armend Dallku, Asdren Llullaku, Debatik Curri, Besart Berisha, Shefki Kuqi, Fatos Beqiraj, Ilir Azemi, Ilir Berisha, Kristian Nushi, Migjen Basha, Vullnet Basha, Samir Ujkani e të tjerë.

Ndeshja ndërmjetë FC Prishtinës dhe Yjeve, do të luhet të shtunën në stadiumin e kqyeqytetit nga ora 19:00.

Shaqiri refuzon ftesën

Derisa yjet e tjerë kanë gjetur kohë të vijnë në Prishtinë për ta luajtur këtë ndeshje, një gjë të tillë nuk e ka bërë edhe Xherdan Shaqiri.

Mesfushori i Byern Munchenit ka preferuar të shkoj në pushime në Ibiza të Spanjës, derisa ka refuzuar ftesën për këtë takim.

“Ai e ka pasur ftesën si të gjithë të tjerë, por pse nuk ka ardhur nuk e di. Sigurisht për shkak të angazhimeve tjera”, ka thënë Remzi Ejupi.(express)