Hidromorava

Yağcılar: E mbështesim Kryeparlamentarin nga PDK’ja

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Yağcılar, ka konfirmuar se kanë vendosur të përkrahin kandidaturën e PDK’së për Kryetar të Parlamentit. Ai ka thënë se këtë veprim po e bëjnë duke respektuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka dhënë të drejtë Partisë së Hashim Thaçit ta ketë nën udhëheqje Parlamentin.

Yağcılar ka treguar se qëndrimin pro kandidaturës së PDK’së për Kryeparlamentar ia kanë treguar edhe Bllokut pas takimeve që kanë pasur sot në objektin e Parlamentit të Kosovës.

Fundamenti

“Jemi takuar me PDK’në paraprakisht, tash edhe me Bllokun. Ne i kemi treguar Bllokut se do të veprojmë në bazë të aktvendimit të kushtetueses. Ne do ta mbështesim kandidatin e PDK’së duke u bazuar në vendimin e kushtetueses mirëpo siç jemi deklaruar edhe me parë ne na intereson formimi i institucioneve kështu që kushdo që i ka numrat do ta ketë mbështetjen tonë, gjithmonë duke u bazuar në kushtetutë”, ka shtuar ai.