UBT

YAC: Lojërat e fatit 500 metra larg shkollave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një iniciativë të cilën shumë kush e cilëson si të qëlluar dhe që shumë kush e ka diskutuar edhe më parë por nuk kanë ndërmarrë asgjë, është filluar si peticion nga Qendra e Aktivizimit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC).

Bëhet fjalë për largimin 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme të lojërave të fatit si: kazinot, bastoret, lotaritë e lojërat të tjera të fatit.

Qysh moti shumë kush i ka cilësuar se këto lloj biznese nuk duhen ta kenë vendin afër shkollave dhe poashtu kanë diskutuar mes vete, por nuk kanë ndërmarrë më parë një veprim të tillë.

Mejdi Sadiku, zv. drejtor i YAC-së, tha se vendndodhja e këtyre bizneseve të lojërave të fatit ndikon në mënyrë direkte dhe indirekte në procesin mësimorë të nxënësve. Shumë nxënës nuk i mbajnë orët mësimore duke luajtur nëpër këto lojëra të fatit.

UBT

Arsye tjetër sipas zyrtarëve të YAC-së është edhe varfërimi i xhepit të qytetarëve gjilanas.

“Duke ditë që gjendja financiare e familjeve gjilanase është jo e kënaqshme dhe jo e mirë, andaj shumë qytetarë, e posaçërisht të rinj kryesisht të mitur, provojnë fatin e tyre nëpër lojërat e fatit, pa marrë parasysh se nuk kanë të drejtë të luajnë pa mbushur moshën 18 vjeçare. Vendndodhja e këtyre lokaleve afër shkollës i jep një arsye më tepër këtyre të miturve që të luajnë këto lloj lojërash”, tha Sadiku.

“Ne si organizatë rinore e kemi filluar këtë peticion, por largimi i tyre në distancë 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme varet nga nënshkrimet e qytetarëve. Na nevojiten 500 nënshkrime për ta arritur qëllimin. Ky nuk është qëllimi jonë, ky është qëllimi i qytetarëve”, përfundoi Sadiku. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.