KKVITI

“XXL Petriti ” vendi i parë në turnirin tradicional të futbollit “Rogana 2015”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Në Roganë, përfundoi turniri tradicional në futboll të vogël, i cili iu kushtua 16 vjetorit të rënies ,dëshmorëve të kombit “Selver dhe Emin Kryeziu. Kryetari komunës, së bashku me prindërit e dëshmorëve, Selver dhe Emin Kryeziut, para fillimit ndeshjes ia dorëzoi mirënjohjet atyre që kishin kontribuar me vite në organizimin këtij turniri, si edhe sponsorëve të shumtë.

Nga 27 ekipe që kishin marrë pjesë në finale u ndeshen ekipi nga Rogana “Besiani” dhe “XXL” nga Petriti. Ekipi nga Petriti, u bë pronar i kupës duke mundur ekipin vendas me rezultat 7:0.

Kupën fituesit ia dorëzoi kryetari i komunës z.Begzad Sinani, i cili përgëzoi ekipet finaliste për lojën e bukur që e treguan në finale, ai poashtu i falënderoi organizatorët e këtij turniri, si dhe shprehu gatishmërinë e komunës për mbështetje financiare edhe në vitet tjera.

Eco Higjiena

Ideja për organizimin e këtij turniri ka lindur më 2003, nga rinia Roganase, që nga ajo kohë, turniri ka shënuar afirmim, duke i kaluar kufijtë e fshatit dhe komunës, njëherit u bë turniri më i madh në Anamoravë që mbahet në këtë kohë,interesimi për pjesëmarrje gjatë këtyre viteve vazhdimisht shtohej,përveç ekipeve nga komuna e jonë, në këtë turnir kishin marrë pjesë edhe ekipet nga: Prishtina, Ferizaji, Gjilani,Presheva , Bujanoci , ndërsa këtë vit, ishte pjesëmarrës edhe një ekip nga Shkupi.

Bashkatdhetarët që po kalojnë pushimet në vendlindje, me kënaqësi e përcollën këtë aktivitet sportiv, duke kaluar qaste të këndshme dhe takime me shokë e miq. Madhështore e bëri finalen numri i madh i shikuesve,mbi tremijë, loja e bukur dhe fer, dhe pa incidente./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.