Xhudistja kosovare vazhdon luftën për njohje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Londër – Nga fushat e vrasjeve në Kosovë, ku mijëra shqiptarë kanë përjetuar tmerrin e spastrimit etnik të Slobodan Milosheviqit, deri te ëndrra e Majlinda Kelmendit për të garuar me flamur të shtetit të saj të ri në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, jeta sportive e xhudistes po ka vështirësi të largohet nga ndikimi politik i krijuar pas shkëputjes së vendlindjes së saj nga Serbia katër vjet më parë.

Edhe pse Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Gjermania kanë njohur Kosovën, 21-vjeçares nuk iu realizua dëshira të garonte me ngjyrat e vendlindjes së saj, për shkak të rezistencës së presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge. Kështu që ajo u fut në arenën ExCeL për Lojërat Olimpike me flamur të Shqipërisë.

UBT

Në nëntorin e kaluar në garat testuese të Londrës për Lojërat Olimpike, Kelmendi tha: “Unë nuk e di pse politika duhet të vijë para çdo gjëje. Unë jam thjesht një sportiste, por mendoj se e meritoj të garoj për Kosovën në Lojërat Olimpike” (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).