FIDANISHTJA

Xhirimet e filmit për princeshën Diana nisin në Kroaci

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zagreb – Në Kroaci kanë nisur xhirimet e filmit për princeshën Diana, “Caught in Flight” nën regji të Oliver Hirschbiegelit, me Naomi Wattsin në rolin kryesor, ka njoftuar të martën Qendra Audivizuele e Kroacisë.

Kjo dramë britanike sjell rrëfimin për dy vitet e fundit të jetës së Dianës, para se ajo të vdiste tragjikisht në Paris, më 1997. Çaku i parë është bërë në Opati në ditën e fundit të qershorit, përderisa xhirimet kanë vazhduar të hënën në Zagreb. Kroacia në film “luan rolin” e katër lokacioneve.

Mobi Casa

Ajo do të jetë Franca, Australia, Britania e Madhe dhe Bosnjë- Hercegovina. Xhirimet e këtij filmi në Kroaci pritet të përfundojnë më 15 korrik. Qendra Audiovizuele e Kroacisë ka njoftuar se ajo që e ka shtyrë shtëpinë e produksionit që të xhirojnë në Kroaci, kanë qenë lokacionet e mrekullueshme por edhe lehtësimet në rastin e investimit në prodhimtarinë audiovizuele.

Kroacia këtë vit kishte marrë vendim që investitorëve të huaj t’ua kthejë investimet deri në 20 për qind. Në fokus të filmit është lidhja e fshehtë e princeshës me doktorin Hasnat Kahn. Në rolin e këtij të fundit paraqitet Naveen Andrews.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.