Mobi Casa

Xhihadi i kosovarëve në Siri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë, Kaçanik – Lavdrimi, Mentori, Boletini, Fatoni, Bashkimi, Rafeti, Bujari, Jetoni, Osmani, Hamza përbëjnë një skuadër luftëtarësh shqiptarë në Siri. Ata janë dhjetë nga 150 kosovarët që kanë lënë gjithçka në Kosovë për të luftuar kundër regjimit të diktatorit Bashar al-Assad.Kosovarët atje tashmë janë pozicionuar se në krah të kujt të luftojnë. Jo në anën e opozitës, por me organizatën al-Nusra Front, një degë e Al Kaidës që udhëhiqet nga, Abu Mohammad al-Jawlan.

“Koha Ditore” ka bërë një hulumtim për shkuarjen e kosovarëve në Siri. Ka mësuar identitetin e shumicës prej tyre, mënyrën e rekrutimit, organizata që besohet se merret me këtë, si dhe rrugët e shkuarjes. Gazeta ka kontaktuar me të kthyer nga Siria dhe familjarë të tyre, të cilët nuk kanë pranuar të flasin shumë për luftën në Siri. Xhihad po e konsiderojnë atë luftë. Për të tillë ka bërë thirrje njëri prej tyre.

Lavdrim Muhaxheri, 24 vjeç, nga Kaçaniku, është njëri prej luftëtarëve të parë kosovarë që u është bashkuar aradheve të luftëtarëve të Sirisë. Lavdrimi ka shkuar së bashku me Naman Demollin. Demolli është “shehiti” i parë siç cilësohet nga përkrahës të tij.

GRANDEMALL

Në tetor në kanalin Youtube është publikuar një video e një kosovari që bën thirrje për xhihad. “Koha Ditore” ka zbuluar se ai është Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku. 24-vjeçari që po lufton në Siri, përmes një videoje të postuar në Youtube, u ka bërë thirrje shqiptarëve myslimanë që t’i bashkohen “luftës së shenjtë, Xhihadit”. Kësaj thirrjeje i janë përgjigjur disa kosovarë.

“Ju nuk e dini vëllezër se çfarë krenarie është të jesh në tokën e shenjtë të Xhihadit”, thotë ai. “Mos rrini asnjë minutë në shtëpitë tuaja, por ejani këtu”.

Në Kosovë, Policia e njeh mirë Lavdrimin. I ka përcjellë veprimet e tij, por nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë pos vëzhgimit të lëvizjeve, kontakteve dhe veprimeve. Asnjë prej veprimeve të tij në Kosovë nuk kanë bazë për hetim penal. Ligjet në fuqi nuk sanksionojnë përfshirjen e shtetasve kosovarë në konflikte jashtë vendit./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.