Xhevat Leka – humanist i popullit shqiptar dhe i sportit

Gjilan – Xhevat Leka një humanist i madh nga Gjilani i cili jeton dhe vepron në Bern të shtetit Helvetik në Zvicër asnjëherë nuk u nda nga populli i tij duke ju bërë jetën më të lehtë.Leka jo nga dëshira e tij ishte detyruar ta braktis Kosovën për shkak represionit që pushteti serb po bënte ndaj tij dhe familjes së tij.
Vuajtjet e popullit shqiptar gjithmonë kanë qenë të vështira nëpër etapa të ndryshme, por Xhevat Leka me kontributin e dhënë që nga viti 1995 këto vuajtje i ka bë më të lehta për shumë kategori të popullit shqiptar, por edhe për sportistët sa herë që është kërkuar nevoja.
Xhevat Leka një humanist i madh nga Gjilani i cili jeton dhe vepron në Bern të shtetit Helvetik në Zvicër asnjëherë nuk u nda nga populli i tij duke ju bërë jetën më të lehtë. Leka jo nga dëshira e tij ishte detyruar ta braktis Kosovën për shkak represionit që pushteti serb po bënte ndaj tij dhe familjes së tij.
Pushteti Komunist shumë herët e kishte parë veprimtarin e Lekës që nga viti 1981 duke e burgosur në vitin 1984 për 21 muaj me akuzën “Po ju ndihmon nacionalistëve Shqiptar”, ai fillimisht ishte dënuar me 8 vite, por pas gjykimit vendimi ishte marrë vetëm për dy vite.
“Pushteti serb në fillim më akuzoi për shpërdorim të detyrës, por preteksti i tyre ishte të më maltretonin të më zhdukshin nga faqja e dheut, për shkak se e përkrahsha çështjen shqiptare në çdo aktivitet të saj. Për këtë jam shumë i lumtur, unë edhe tani çdo familje që ka nevojë i dalë në ndihmë, pasi ky është populli im dhe e kemi obligim kombëtar” shprehet Leka për rajonipress.
Xhevat Leka një atdhetar i devotshëm i çështjes shqiptare, por edhe i sportit, i cili është mjaft modest ka kontribuar në kategori të ndryshme të popullit shqiptar. Leka çdo thirrje që ka bë vendi për çlirimin dhe ndihmën që është kërkuar nga popullata gjithmonë me zemër të madhe i është përgjigjur, gjerë më tani Leka për çështjen shqiptare dhe ndihmat që ju ka dhënë njerëzve me nevoja kalojnë shifra të mëdha mbi 100 mijë euro.
”Gjerë sa ta kem frymën e fundit të jetës nuk do të ndahem t`ju ndihmoj njerëzve, ky është populli im, dhe jam shumë i lumtur që populli im sot po gëzon lirin pas shumë shekuj të robëruar” thekson Leka i përlotur.
Xhevat Leka ky njeri humanitar dhe njeri i devotshëm i çështjes kombëtare, nuk i ka harruar as sportistët, ai me plot dashuri ju ka dalë në ndihmë tani e një kohë të gjatë KF Bashkimi të Gjilanit.
”Është një nder i veçantë që të jem përkrah sportistëve, sporti është kultura e shtetit, pa sportist vështir është të identifikohesh edhe si shtet e komb. A ka ma kënaqësi se sa ta shohësh rinin duke u marrë me sport, nëpërmjet sportit kemi edhe rinin e shëndosh dhe të kulturuar, duhet të investohet në rini, ata janë ardhmëria e shtetit të Kosovës, ne kemi një rini shembullore, por tek ata duhet investuar, dhe duhet krijuar kushtet për ardhmërinë e tyre” thotë Leka.
Në shenjë mirënjohje kryesia e KF Bashkimi Lekën e ka emëruar anëtar të kryesisë, njëherit edhe menaxher të klubit. “Për klubin tonë Xhevat Leka ka bërë shumë pa ndihmën e tij do të ishim të hendikepuar, ndihmat e tijë na kanë bërë që futbollistët tanë ta ndien vetën më komod ndërsa ne si kryesi, do t`i jemi gjithnjë mirënjohës Xhevat Lekës bën të ditur trajneri i KF Bashkimi Ramadan Ahmeti.
Xhevat Leka njeriu që do popullin e tijë, dhe sportistët ka një porosi të veçantë për të gjitha shtresat politike dhe sportive.
”Duhet t`ju jepet rasti njerëzve të shkolluar të përgatitur profesionalisht, si në politik njëashtu edhe në sport sepse pa profesionalizëm nuk mund të arrijmë synimet tona në botën demokratike”, porosit Leka
Xhevat Leka në një të ardhme të afërt ka bërë me dije se është duke përgatitur një surprizë për qytetin e Gjilanit në të mirë të popullit të Gjilanit ./sylejman ismajli/rajonipress/