RCCOLA

Xhevat Bislimi tërhiqet nga asambleja komunale

/ 7 minuta lexim

Gjilan – Funksionet e këtij Kuvendi janë uzurpuar, sikur e gjithë Komuna, nga Nexhmedin Arifi, i cili vazhdon t’i kryesoj (në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Kuvendit) dhe ndikojë mbledhjet e tij drejtpërdrejt ka thënë Xhevat Bislimi.

Xhevat Bislimi edhe zyrtarisht është larguar nga asambleja komunale ku edhe ishte deri dje këshilltar i saj komunal nga radhët e PDK-së. Në një letër publike Bislimi ka bërë të njohura shkaqet e dorëheqjes duke e akuzuar drejtpërdrejtë Nexhmedin Arifin. “Unë, Xhevat Bislimi, këshilltar komunal dhe përfaqësues i PDK-së në Komunë, jam i “shtrënguar” (pa dëshirën time) ta pezulloj pjesëmarrjen time në punën dhe mbledhjet e Kuvendit komunal si dhe në komisionet e tij. Kjo nënkupton edhe punën dhe pjesëmarrjen time në Komitetin për politikë dhe financa”.

Bislimi ka thënë se Kuvendi komunal ka kohë (më shumë se dy vite) që nuk është në funksionin e tij ligjor, përfaqësues, politik, qytetar dhe publik. Nuk po e përmend këtu dimensionin etikë, sepse ka kohë që ky nocion është krejt i huaj për këtë organ. Funksionet e këtij Kuvendi janë uzurpuar, sikur e gjithë Komuna, nga Nexhmedin Arifi, i cili vazhdon t’i kryesoj (në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Kuvendit) dhe ndikojë mbledhjet e tij drejtpërdrejt (jo prapa perdes).

Sipas Bislimit Nexhmedin Arifi, kryetar me legjitimitet tashmë të humbur, në vend se të jap llogari (sipas ligjit) para Kuvendit ai i bashkëkryeson mbledhjet e tij (skandaloze). Ky Kuvend komunal dhe partitë politike, përveç Degës së PDK-së, kanë heshtur dhe kanë miratuar njohjen dhe pranimin (legalizimin) e komunës serbe të Kllokotit nga N. Arifi në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Komunës së Vitisë dhe me deklarimet e partive dhe të shoqatave në Viti pa u zgjidhur çështja e Veriut të Kosovës!!

Kuvendi komunal, i shantazhuar dhe manipuluar nga N. Arifi dhe “klani” i tij (nuk mungon edhe ndihma e Kryesuesit), ka pranuar t’i shfuqizojë rregulloret e veta për t’i hapur rrugë rregulloreve të kundërligjshme dhe të falsifikuara nga disa herë të N. Arifit (rasti i Rregullores për organizimin e administratës komunale, kompetencë ekskluzive dhe e pa delegueshme e Kuvendit.

Bislimi tutje ka thënë se ky Kuvend, gjatë këtij mandati, ka marrë disa vendime të kundërligjshme (të kualifikuara si të tilla edhe nga Ministria përkatëse – kompetente) dhe nuk ka marrë parasysh gati asnjëherë interesat e qytetarëve. Ky Kuvend ka mbyllur gojën (ka heshtur) dhe ka miratuar politikat financiare e buxhetore në kundërshtim me interesat publike – të qytetarëve.

Ky Kuvend ka heshtur dhe ka miratuar shkeljen – dhunimin sistematik dhe të organizuar nga N. Arifi dhe “Klani i tij i Zemunit” (siç njihet nga populli i Vitisë) të të drejtave ligjore dhe të të drejtave dhe lirive të njeriut në administratën komunale, sidomos të drejtat ligjore të anëtarëve ose simpatizantëve të Partisë Demokratike të Kosovës që punojnë në Administratën komunale.

Ky Kuvend ka heshtur dhe ka “miratuar” (me heshtjen e tij),korrupsionin, nepotizmin, shpërdorimin e parasë, të pozitës zyrtare dhe të pronës publike – komunale nga N. Arifi dhe banda e tij. Ky Kuvend ka heshtur edhe atëherë kur N. Arifi ka dërguar në gjykatë mbi njëzetë e katër lëndë (sipas vetë deklaratave të tij në Kuvend dhe në media), duke denoncuar Administratën e tij komunale!!

S`i mund të ulem në një sallë – në një organ me njeriun që ndjek, denoncon,spiunon… shtëpinë e tij, zyrtarët e tij, bashkëpunëtorët e tij, duke “harruar” se vet është përgjegjësi kryesor – kishe zot shtëpie!! S’ka gjë më të pamoralshme për një njeri të veshur me mandat, me besimin e “fituar” nga forca politike ku bënte pjesë atëherë dhe nga qytetarët(zgjedhësit)… Cili njeri do të ushtronte më funksionin ose mandatin e tij?

Nuk e di si bëhet në Afrikë, por në vendet e qytetëruara, me institucione dhe moral publik të konsoliduar kryetari që do të dorëzonte njëzetë e katër lëndë në gjykatë për Komunën (shtëpinë) e tij do të jepte menjëherë dorëheqje për t’i hap rrugë drejtësisë.

Fidanishtja

Ky Kuvend dhe disa parti politike kanë heshtur dhe po heshtin edhe kur N. Arifi, duke keqpërdorur mandatin, detyrën dhe autoritetin zyrtar blen “përkrahjen” politike ose votat e Kuvendit me një vend pune, me një tender, me prona dhe pasuri komunale…(rasti i punësimeve pa konkurs, kontratat e kundërligjshme në vepër, “këshilltarët” e kundërligjshëm të N. Arifit, si S. Dalipi, H. Musliu…) ose duke u bërë presion, kërcënim e shantazh atyre që janë në punë (në administratë, arsim, shëndetësi…).

Ky Kuvend ka heshtur dhe po hesht edhe kur N. Arifi me “kamxhikët” e tij denoncon, ndëshkon, suspendon dhe largon nga puna anëtarët, simpatizantët ose votuesit e PDK-së në Administratën komunale, në arsim dhe shëndetësi.

Ky Kuvend dhe disa parti politike kanë heshtur dhe po heshtin edhe kur N. Arifi emëron në kundërshtim me ligjin përgjegjës të sektorit juridik anëtarin e kryesisë së LDK-së, i cili më vonë u emërua edhe kryetar i Komisionit disiplinor duke qenë edhe kryetar i Sindikatës (në kundërshtim me çdo moral njerëzor, politik, publik…)!! Kryetar i
Komisionit disiplinor A. Sylejmani, kurse Kryetare për ankesa…, mbesa e tij Hidajete Aliu!!

Ky Kuvend dhe disa parti politike kanë heshtur dhe po heshtin edhe kur N. Arifi, duke keqpërdorur mandatin e fituar nga PDK-ja dhe duke tradhtuar forcën politike ku bënte pjesë më parë, ka trafikuar dhe po i trafikon mandatet e PDK-së, duke angazhuar njerëz pa moral politik dhe publik në postet e fituara nga PDK-ja me votën e lirë në zgjedhje (A. Bajrami, I. Jashari, M. Bajrami, B. Halimi…)!!

A mund të më thotë kush pse mbahen zgjedhjet? Me këto veprime, intriga dhe trafikime të çdo gjëje që mund të trafikohet dhe të çdo gjëje që mund të shitet dhe blihet N. Arifi dhe banda e tij kanë ndotur mjedisin politik, institucional, demokratik, kulturor dhe qytetar në Komunën tonë!! Ky dhe grupi i tij mafioz po krijojnë përshtypjen, opinionin dhe gati bindjen se në Viti nuk ka nevojë për sistem politik, zgjedhor, ligjor e kushtetues për të marrë mandatin, për të qeverisur, për të hyrë në punë, për të fituar tender, prona… Mjafton të organizohesh në një “KLAN MAFIOZ” dhe i realizon të gjitha…!!

Ky Kuvend ka heshtur dhe po hesht edhe kur ndaj N. Arifit ngritet aktakuzë dhe hapen hetime për disa projekte dhe shkelje të rënda të ligjit!!
Ky Kuvend dhe disa parti politike po heshtin edhe tash kur N. Arifi më ka bërë padi, sepse ia “paskam rrezikuar autoritetin” (qesharake)!!

Sipas tij, këshilltari komunal, politikani, qytetari i këtij vendi (në këtë rast unë) nuk ka të drejtë dhe nuk guxon me fol dhe me kritiku shpërdorimet, vjedhjet, nepotizmin, trafikimin, shkeljet e ligjit,shkeljet e të drejtave dhe lirive ligjore e njerëzore të punëtorëve dhe qytetarëve…

Ka harruar shoku Nexhmedin se çka “i bënë vetes nuk mundet me ta bë krejt bota” dhe se ka ikur ajo kohë, është vonuar për nja trembëdhjetë vite… Të drejtën e fjaës dhe të drejtat dhe liritë e mia politike e qytetare i kam “blerë” me disa vite burg dhe nuk e kam ndërmend me i shit…

Këto dhe disa parregullsi, shkelje dhe shpërdorime të tjera janë më se të mjaftueshme që unë ta pezulloj pjesëmarrjen time në këtë organ dhe në komisionet e tij (edhe në Komitetin për politikë e financa) deri sa ky organ (Kuvendi komunal) nuk ushtron autoritetin ligjor,përfaqësues, politik dhe publik thuhet ne letrën e dorëheqjes të nënshkruar nga Xhevat Bislimi./rajonipress/