Eko Higjiena

Xherdani me „Show your swiss colours“ nuk është pritur mirë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një spot i realizuar nga reprezentuesi kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk është pritur mirë, sidomos nga disa fansa shqiptarë, dy javë para përballjes Zvicër-Shqipëri, takim ky që luhet më 11 shtator në Lucern, në kuadër të eliminatorëve të Kupës së Botës “Brazili 2014”.

20-vjeçari i lindur në Gjilan në rrjetin e tij social në Facebook ka publikuar një fotografi nga spoti “Show your swiss colours”, ku ai dhe dy bashkëlojtarët, Inler dhe Fernandes, dhurojnë për fansat e tyre nga një fanellë nëse dërgojnë fotografitë e tyre në [email protected].

Në këtë lojë shpërblyese Xherdan Shaqiri, i cili është në fokus të kësaj videoje, ka shfaqur edhe një vizatim mbi zemër, në të cilën shihet flamuri helvetik.

Ky veprim i Shaqirit nuk është pritur mirë nga ca fansa shqiptarë, të cilët e kanë interpretuar se i riu me prejardhje nga Kosova e ka në zemër vetëm Zvicrën. Të gjitha këto komente të shoqëruara me fyerje janë bërë në forume të ndryshme sociale në internet.

UBT

Por, ka edhe të atillë që e mbrojnë shqiptaro-zviceranin, i cili gjatë kësaj vere u transferua nga Baseli në Bayern Munich.

Në takimin e Lucernit trajneri zviceran në përbërje të ekipit zviceran e ka ftuar pesëshen e përbërë nga Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmeti.

Në prag të përballjes Zvicër-Shqipëri, pesëshja shqiptare e Zvicrës ka marrë kritika të shumta që zgjodhën Zvicrën para Shqipërisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.