KKVITI

Xherdani feston titullin e kampionit me flamur të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Talenti kosovar i Bayern Munichut, mesfushori Xherdan Shaqiri është shqiptari i parë që fiton Ligën e Kampionëve, duke hyrë kështu në histori.

Edhe pse nuk luajti për asnjë minutë në finalen kundër Borussia Dortmundit, Xherdani ka treguar gjest të madh. “Shaqa”, derisa po bëhet gati të pranoj medaljen e artë dhe ngritjen e trofeut, mban mbi supe flamurin e Kosovës.

Po ashtu, Xherdani e ka ngritur trofeun e LK-së duke mbajtur flamurin e Kosovës.

UBT

Aty ai ka edhe flamurin e Zvicrës, shtet ky që i dha mundësinë për të qenë këtu ku është sonte.

Kosova mburret me ty, Xherdan! (ORAinfo)