FIDANISHTJA

Xherdan Shaqiri falënderon presidenten Jahjaga për dekoratën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollisti i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, nëpërmjet një letre e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe institucionet e vendit, për dekoratën e dhënë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që po japin për të gjithë sportistët gjithandej nëpër botë.

“Kosova si vend relativisht i vogël dhe shtet i ri, është me fat që nga gjiri i sajë po nxjerrë talente të rrallë në shumë sporte me të cilët krenohet jo vetëm vendi dhe kombi ynë por edhe sportdashësit anë e kënd globit tonë. Ata, tashmë po mahnitin botën me sukseset dhe talentin e tyre, duke u shndërruar kështu në idhuj jo vetëm në vendet ku e zhvillojnë karrierën e tyre sportive por edhe përtej tyre. Të tillë kemi sot jashtëzakonisht shumë nëpër botë si në sportet individuale po ashtu edhe në ato ekipore, të cilët me punën, përkushtimin dhe talentin e tyre po e nderojnë dhe afirmojnë si askush tjetër vendin tonë në arenën ndërkombëtare”, thuhet në fillim në letrën e Shaqirit.

ARKATANA

“Jam i lumtur që edhe unë jam një pjesë e vogël e asaj armate të madhe të sportistëve tanë meritorë nëpër botë dhe kjo mirënjohje iu dedikohet të gjithë atyre vajzave dhe djemve shqiptarë anembanë botës të cilët me vullnet dhe përkushtim, përmes sportit arrijnë që t’i afirmojnë potencialin dhe vlerat tona më të çmuara! Prandaj, me rastin e pranimit të kësaj dekorate nga institucioni më i lartë i Republikës së Kosovës, shfrytëzoj rastin që në emër të të dekoruarëve dhe në emër të të gjithë sportistëve shqiptarë kudo që ndodhën ata ta falënderojmë nga zemra Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe përmes saj edhe mbarë popullin dhe institucionet e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme për neve dhe kolegët e mi gjithandej…!”, ka shkruar tutje Xherdan Shaqiri.

Në fund, ai uron që institucionet relevante në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë të bëjnë më shumë për sportin dhe sportistët në mënyrë që talentet e lindur sportivë ta gjejnë edhe rrugën e suksesit.