Uji Dea

Xhensila Myrtezaj flet për divorcin e prindërve: Isha e vogël, por kuptova çfarë ishte jeta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, momentalisht është njëra nga personazhet e preferuara në showbizin shqiptar.

Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në “A Live Nigt”, ku ka rrëfyer gjëra të shumta nga karriera e jeta personale.

Në një moment, artistja ka folur edhe për divorcin e prindërve ndërkohë që thotë se ishte e vogël kur ka ndodhur.

E njëjta thekson se është mirënjohëse ndaj së ëmës, e cila i ka bërë ballë të gjitha vështirësive në rritjen dhe edukimin e saj.

Uji Dea

“Në fakt fëmijëria ime ka qenë paksa e pazakontë. Prindërit më janë divorcuar në një moshë të vogël timen. Ka qenë një periudhë sfiduese, edhe pse fëmijë kuptova se çfarë ishte jeta. Ndoshta më parë se bashkëmoshatarët e mi. Kuptova që me sakrifica me dhimbje ti kupton se çfarë është jeta dhe çfarë të duhet në jetë. Familja, që unë e kam shumë të rëndësishme dhe unë e kam shume të shenjtë edhe sot e kësaj ditë, është objektivi më i rëndësishëm i jetës sime”, u shpreh Myrtezaj.

“Nëse do i përulesha një njeriu në jetë, ajo është vetë nëna ime. Sakrificat e nënës sime kanë qenë të jashtëzakonshme. Tani që jam nënë, është instinkti që të bën më luftarake për fëmijën, krijesën që ke sjellë në jetë. Për mamanë time ka qenë shumë e vështirë, ajo ka kamufluar gjithmonë dhimbjen, vështirësitë në mënyrën më të mirë. Tani e kuptoj shumë më mirë, jam nënë vetë dhe kam përkrahej e Besit në çdo kohë dhe përsëri është e vështirë mëmësia, mere me mend si është për një femër të vetme që ti sigurojë, ushqimin, edukimin e vajzave të saj. Prandaj them se femrat janë më të forta se gjithçka që na rrethon”, thekson krijuesja e hitit “A e din ti”.

Xhensila vlen të ceket se është nënë e një vajze të quajtur, Ajka. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.