Hidromorava

Xhemajli : Nexhmedin Arifi s`ka lidhje me PDK e Vitisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lulëzimi i korrupsionit, nepotizmit, shpërdorimi dhe dhunimi i ligjit, shpërdorimi dhe dhunimi i parasë dhe pronës publike-komunale, diferencimi, denoncimi dhe dhunimi i të drejtave dhe lirive të zyrtarëve të administratës komunale janë vepër dhe përgjegjësi e Nexhmedin Arifit, kryetar i Komunës së Vitisë thotë në një reagim të tij Daut Xhemajli.

Në një reagim të degës së PDK-së në Viti të nënshkruar nga Daut Xhemajli edhe njëherë është akuzuar Nexhmedin Arifi kryetar aktual i Vitisë.

Në reagim thuhet se Dega e PDK-së në Viti njofton se Nexhmedin Arifi nuk ka asnjë lidhje organizative dhe as politike me Degën e PDK-së në Viti. Po mbushen tri vjet që N. Arifi ka ikur nga PDK-ja. Politikat dhe veprimtaria e tij komunale nuk janë të PDK-së. Madje, i gjithë angazhimi, politikat dhe veprimtaria e tij janë kundër PDK-së në Viti e më gjerë.

Dega e PDK-së në Viti edhe zyrtarisht para më shumë se dy viteve ka dalë nga koalicioni me AAK dhe AKR-në dhe ka dalë nga qeverisja komunale. Anëtarët dhe votuesit e PDK-së në Viti janë të indinjuar dhe të pakënaqur me “tendencën” e disa medieve dhe të disa partive politike për ta identifikuar N. Arifin me PDK-në në Viti thuhet në reagim.

Uji Dea

Dega e PDK-së, anëtarët dhe votuesit e saj të shumtë lusin mediet që mos ta dezinformojnë opinionin dhe mos t’ia ngarkojnë PDK-së (Degës në Viti) korrupsionin, shpërdorimet e shumta, etj. të N. Arifit, i cili ka tri vite që po qeverisë me të gjithë nga pak veç me PDK-në hiç, sepse kjo degë është distancuar dhe po mbanë qëndrim të rreptë kundër korrupsionit, shpërdorimeve… të N. Arifit.

Dega e PDK-së në Viti gjatë dy viteve të qeverisjes me komunën e Vitisë është dalluar për angazhimin e saj kundër korrupsionit, shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe të ligjeve në fuqi, është dalluar për punën e mirë. Kjo Degë edhe këto tri vite është dalluar me angazhimin e saj kundër këtyre dukurive të shëmtuara në komunën tonë dhe vazhdon të jetë e vetmja opozitë e qeverisjes së Nexhmedin Arifit në Viti.

Duke identifikuar N. Arifin me PDK-në sikur dikush po do me e përgjithësuar dhe shpërnda përgjegjësinë. N. Arifi nuk mund të fshihet pas PDK-së për bëmat e tij të shëmtuara dhe në kundërshtim me angazhimin, programin zgjedhor dhe politikat e kësaj Dege. Secili le të përgjigjet për (mos)punën e tij. Kështu thotë e drejta e shtetit dhe e Zotit përfundon reagimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.