Fundamenti

Xhemajli kërkon largimin

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Blerim Xhemajli është lodhur duke qëndruar në bankinë. Prandaj, siç raportojnë mediet italiane, mesfushori shqiptar ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të shitet.

Valon Behrami dhe Gokhan Inler po e mbulojnë për mrekulli mesfushën e ekipit nga San Paolo, kështu që për futbollistin shqiptar nga Maqedonia nuk ka vend në ekipin e Walter Mazarrit.

Fundamenti

Gjithnjë sipas medieve italiane, Napoli nuk e ka ndërmend ta shesë përfaqësuesin zviceran, por ai mund të përdoret si shkëmbim me ndonjë objektiv që ka ekipi napolitan.

Napoli e kishte blerë Xhemajlin 8 milionë euro nga Parma, por ish futbollisti i Torinos nuk ka arritur të bind me kualitetin e tij, duke përfunduar shpesh në bankinë. Nëse jo në janar, Xhemajli mund ta lë Napolin gjatë verës, për ta gjetur një ekip ku mund të luajë më shumë.