RCCOLA

Xhemajli e shtynë vuajtjen e dënimit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bajrush Xhemajli ka kërkuar që t’i mundësohet edhe për disa muaj shtyrja e ekzekutimit të dënimit me burg për shkak të, siç ka thënë ai, gjendjes shëndetësore. Vendimi është shtyrë deri më 19 shtator.

Dje ishte planifikuar që ai të niste vuajtjen e dënimit, por vetë Xhemajli dy ditë më herët kishte parashtruar kërkese për shtyrje të vuajtjes së dënimit.

Mobi Casa

Gazeta zëri ka mësuar se ish-kryetari i komunës së Ferizajt ka bërë kërkesë me arsyetimin se ka probleme shëndetësore dhe se ka nevojë për një terapi mjekësore.

Sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë, Xhemajli dhe të dënuarit të tjerë kanë të drejtë që për arsyeje të ndryshme të shtyjnë vuajtjen e dënimit deri në një vit, por jo më shumë.