Xhemaili realizon het-trik në triumfin e Napolit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Napoli ka regjistruar fitore prej 5-3 në shtëpi të Torinos, në një sfidë ku shkëlqeu mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili.

Futbollisti nga Maqedonia që mbron ngjyrat e Zvicrës e hapi rezultatin në minutën e dhjetë, mirëpo Barreto e barazoi atë njëzet minuta më vonë.

Pa përfunduar pjesa e parë, portieri vendas Jean-François Gillet mbrojti penaltinë e Marek Hamsik.

Porsa filloi pjesa e dytë, Xhemajli e riktheu epërsinë për mysafirët (47’). Por, vendasit sërish barazuan me anë të Jonathas nga penaltia (74’).

Mobi Casa

Riccardo Meggiorini kaloi për herë të parë Torinon në epërsi (78’), ndërsa Xhemajli shumë shpejtë e nivelizoi takimin dhe kompletoi het-trikun e tij (80’).

Dy golat e Edinson Cavanit (84’ dhe 90’), bënë që mysafirët të dilnin fitues.

Dy mesfushorët tjerë shqiptarë, Migjen Basha (Torino) dhe Valon Behrami (Napoli) u ndëshkuan me kartonë të verdhë në këtë sfidë.

Napoli riktheu pozitën e dytë në tabelë dhe ruan diferencën prej nëntë pikësh prapa Juventusit dhe dy pikë përpara Milanin që gjendet në vendin e tretë. /Telegrafi/