Xhemaili mund të largohet nga Genoa

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemaili mund të largohet nga Genoa.
Pasi kanë kaluar gjashtë muaj nga transferimi i ti në Genoa, Xhemaili mund të largohet për t’iu bashkuar një skuadre tjetër italiane.
Tetovari nuk është pjesë e formacionit bazë të Genoas, dhe skuadra e Bolognas ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e tij.
Gjatë ditëve në vijim pritet që Bologna të dal me ofertë zyrtare në drejtim të Genoas për Xhemailin.
Kështu pas largimit të Samir Ujkanit, Blerim Xhemaili mund të bëhet shqiptari i dytë që largohet nga Genoa. /Telegrafi/