UBT

Xhemaili kthehet shpejt

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Blerim Xhemaili i ka hedhur poshtë spekulimet rreth lëndimit të tij. Fillimisht flitej se ky vit ka marrë fund për mesfushorin shqiptar, por ai ka sqaruar se do të kthehet shumë shpejt në fushën e blertë.

KKGJILAN

“Unë u jam kthyer stërvitjeve, kam nevojë edhe për pak kohë. Shpresoj që ta kap ndeshjen e ardhshme në ligë. Në fillim thoshin se do të mungoja gjashtë javë, por pas tri javësh filluar iu ktheva stërvitjeve. Dëshiroj ta falënderoj stafin mjekësor të ekipit për këtë”, deklaroi përfaqësuesi zviceran, i cili iu bashkua Galatasarayt nga Napoli gjatë verës.