United Hospital

Xhemaili dhe Bologna po shkëlqejnë

/ 2 minuta lexim
HW

Bologna ka shënuar fitoren e dytë në tri ndeshjet e para të Serie A, kurse mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili ka qenë titullar.

Përfaqësuesi i Zvicrës, shqiptari Blerim Xhemaili, me ekipin e Bolognas arkëtuan tri pikë të mëdha në Serie A. Bologna me rezultat 2:1 e mposhti Cagliari-n, në ndeshjen e javës së tretë, shkruan albinfo.ch.

Xhemaili luajti tërë takimin, bëri lojë të mirë, megjithatë u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 93-të. Bologna ngjitet në vend të pestë me gjashtë pikë, kurse Cagliari klasifikohet i 16-ti me një pikë.

UBT

Futbollisti nga Kosova, Përparim Hetemaj, luajti titullar për Chievon, por nuk arritën me shumë se një pikë me Lazion, e cila përfundoi me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së tretë në Serie A.

Për Chievon shënoi Gamberini në minutën e 52-të dhe pas tre minutave De Vrihj barazoi 1:1. Hetemaj tregoi angazhim të madh, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 54-të. Chievo renditet në vend të nëntë me katër pikël, sa ka edhe Lazio një pozitë më poshtë.

http://www.albinfo.ch/xhemaili-dhe-bologna-po-shkelqejne/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.