Xhemaili bëhet për spital

Mesfushori shqiptari i Genoas, Blerim Xhemaili, ka lëshuar dje fushën pas një dëmtimi në qafë.
Tetovari luajti vetëm në pjesën e parë duke mos vazhduar të dytën fare.
Ai u zëvendësua nga Rigoni, ndërsa kjo nuk ishte zgjedhje teknike e Gasperinit, pasi ishte i detyruar për një gjë të tillë, shkruajnë mediat italiane.
Lojtar i Genoa është shoqëruar në spital për ekzaminime të mëtutjeshme dhe ende nuk ka ndonjë deklaratë nga klubi.
Xhemaili erdhi nga Galatasaray te Genoa. Në Itali ka luajtur edhe për Torinon, Parman e Napolin. /Telegrafi/