Xhelili: Republikanët krenar që janë pjesë e fitores së Lutfi Hazirit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane thotë për rajonipress se nuk ka pasur asnjë hezitim që të hyjë në koalicion parazgjedhor me Lutfi Hazirin. Jemi të lumtur që jemi pjesë e fitores së madhe të Lutfi Hazirit thotë ai.

Selver Xhelili ishte i vetmi subjekt politik që për dallim nga të tjerët pati guximin të hyjë në koalicion parazgjedhor me Lutfi Hazirin e LDK-së.

Madje vet Lutfi Haziri e ka quajtur partnerin më të mirë Selver Xhelilin. Xhelili për rajonipress tha se është i lumtur që është pjesë e fitores së madhe të Hazirit.”Ne kemi punuar me sinqeritet dhe pa kushtëzime. Kemi punuar në teren dhe jemi bërë hisedar të fitores së LDK-së dhe të Lutfi Hazirit” shprehet ai.

Uji Dea

Xhelili tha se e ka mbështetur nga dita e parë Lutën sepse ka besuar se Gjilani përfundimisht ka nevojë për një ndryshim të madh.”Unë kisha shumë të rinj afër vetës të cilët me çdo kusht kërkonin ndryshim. E ai ndryshim shihej tek Lutfi Haziri” sqaroj Xhelili.

Xhelili thotë se Lutfi Haziri do ta ndryshojë Gjilanin dhe me ekipin e tij jam i sigurt se gjërat do të shkojnë mbarë e mirë. “Ekipi qeverisës do të jetë në favor të qytetarëve dhe jo pushtetarëve. Unë besoj se do të koordinohemi dhe do të jemi një partner real edhe pas zgjedhjeve” tha Xhelili./rajonipress/