Xhelili: Republikanët do jenë pjesë e ndryshimit pozitiv në Gjilan
Gjilan – “Republikanët do jenë pjesë e ndryshimit pozitiv në Gjilan dhe ky qytet nuk duhet të jetë më servil i pushtetit qendror. Nuk do jetë e përulur ndaj klaneve të korruptuara e klaneve të dështuara dhe matrapaz të cilët kanë dëmtuar komunën. Gjilani e ka kohën e fundit për t`i thënë stop rënies së autoritetit të gilangjive në nivel vendi. Gjilani ka energji pozitive, ka kuadro të mjaftueshme për tu përfaqësuar në nivel vendi dhe lokal” mendon Xhelili.
Tani po njihen ditët mbrapa për ndryshimin në komunën e Gjilanit sepse kanë mbetur edhe pak kohë për ndryshime në këtë qytet.
Republikanët në Gjilan janë të bindur se do jenë pjesë e ndryshimit me bindje të plotë se Republikanët do jenë pjesë e qeverisjes në komunën e Gjilanit dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës thotë Selver Xhelili kryetar i këtij subjekti politik.
“Republikanët do jenë pjesë e ndryshimit pozitiv në Gjilan dhe ky qytet nuk duhet të jetë më servil i pushtetit qendror. Nuk do jetë e përulur ndaj klaneve të korruptuara e klaneve të dështuara dhe matrapaz të cilët kanë dëmtuar komunën. Gjilani e ka kohën e fundit për t`i thënë stop rënies së autoritetit të gilangjive në nivel vendi. Gjilani ka energji pozitive, ka kuadro të mjaftueshme për tu përfaqësuar në nivel vendi dhe lokal” mendon Xhelili.
Xhelili thotë se Republikanët do jenë pjesë e ndryshimit dhe ne do takohemi në vitin 2017 për t`i goditur ata që kanë menduar se janë harruar ato të këqija që ju bëhen komunës dhe sektorëve të caktuar. “Andaj republikanët kanë projektin dhe mënyrën e tyre për ta fituar pushtetin dhe për ta ndaluar degradimin e komunës ku po jetojmë. Qytetarët e komunës sonë ja sodë ja kurrë për tu vetëdijesuar këndë po e votojnë dhe kanë provuar të gjitha partitë, andaj duhet të jetë alternativa e vetme për ndryshim Republikanet e Kosovës”./rajonipress/


