Mobi Casa

Xhelili në mbështetje të PDK-së, koalicioni ynë do të jetë fitues në nivel vendi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nënkryetari i Republikanëve Selver Xhelili i cili hyri në koalicion me PDK është i bindur se do të jetë fitues në nivel vendi. Republikanët do të përkrahin partnerët e koalicionit me të gjitha nëndegët e saja në nivel Kosove.

Numri dy i Republikanëve Selver Xhelili tha për rajonipress se ky subjekt politik pas arritjes së koalicionit me PDK është e gatshme dhe e përgatitur që të mbështes me 32 nëndegë se saja partnerin e koalicionit dhe me mbështetje të PDK-së në të gjitha degët ku janë në funksion. “Mbi 32 degë të Republikanëve do jenë në krah të PDK-së në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale do jenë pjesë e mbështetjes të votës së tyre në krah tyre. Marrëveshja është arritur dhe është mbyllur me nivel vendi dhe atë marrëveshje do e zbatojmë në përpikëri dhe tani shtabet janë në veprim” tha Xhelili.

KKVITI

Xhelili tha se koalicioni PDK-AAK dhe NISMA e të tjerë do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve sepse drejtuesit e saj kanë guximin, vullnetin dhe vendosmërinë për të quar proceset e mëdha përpara./rajonipress/