Xhelili: Lojërat e fatit mbyllen përkohësisht

Gjilan – Inspeksioni komunal ka mbyllur të gjitha lojërat e fatit në këtë qytet në koordinim me ATK, doganën, policinë. Ky operacion është marrë për t`i mbyllur të gjitha pikat e lojërave të fatit dhe aksioni ka rezultuar me sukses sepse janë mbyllur pikat që nuk janë në përputhshmëri me ligjin tha Selver Xhelili.
Selver Xhelili tha se nga sot inspeksioni do të shqyrtoj të gjitha pikat dhe do të rishqyrton mundësinë që aty ku lejohet të jepet pëlqimi, por do të ketë zero tolerancë për ato që janë afër shkollave sepse aty nuk do të lejohet asnjë të ushtrojë veprimtari. “Çdo hapje e këtyre pikave të lojërave të fatit pa pëlqimin e komunës do të ndiqet penalisht nga ana e inspeksionit komunal” tha Xhelili./rajonipress/