GRANDEMALL

Xhelili: Lëvizja Republikane në Gjilan do të bëjë befasi si partia e Ilir Metës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane në Gjilan thotë se ka hyrë në koalicion parazgjedhor me LDK sepse Lutfi Hazirin e sheh si lider të Anamoravës dhe të vetmin figurë autoritative që mund ta fitojë Gjilanin dhe ta dërgojë në opozitë PDK. Nuk flet keq për Qemajl Mustafën kurse për suspendimin thotë se i takon së kaluarës.

Ka hyrë në koalicion parazgjedhor me LDK dhe Lutfi Hazirin si kandidatë për kryetar të Gjilanit me të vetmin qëllim që ta fitojnë Gjilanin.

Selver Xhelili kryetar i Lëvizjes Republikane për rajonipress thotë se Lëvizja Republikane do të arrijë sukses dhe rezultat të lartë në këto zgjedhje sikurse LSI e Ilir Metës në Shqipëri.”Do t`i befasojmë të gjithë me rezultatin tonë. Po punojmë pandërprerë që së bashku me LDK ta fitojmë Gjilanin dhe ta krijojmë një qeverisje profesionale e të mirë për qytetin. Befasia jonë do të jetë sikurse e Ilir Metës në Shqipëri” shprehet Xhelili.

Xhelili thotë se e kanë zgjedhur Lutfi Hazirin për ta përkrahur sepse mendon se ai është figura e vetme autoritative dhe lider i Anamoravës. “Vetëm me Lutfi Hazirin PDK mund të shkojë në opozitë dhe kjo ka qenë arsyeja që ne kemi hyrë në koalicion me të” thotë Xhelili.

FIDANISHTJA

Xhelili nuk flet për marrëveshjen apo ndarjen e posteve me LDK.”Me rëndësi është fitorja pastaj vjen bashkëqeverisja. Suksesin që do ta arrijmë në Gjilan na obligon që partinë ta shtrijmë edhe në qendër sepse kemi kuadro dhe kemi njerëz të dëshmuar. E rëndësishme është që në mesin tonë ka njerëz që s`kanë qenë asnjëherë të kyçur në politikë, thjeshtë janë njerëz të padjallëzuar” shprehet Xhelili.

Sipas tij prioritet i Lëvizjes Republikane mbetet rinia dhe avancimi i tyre si dhe regjenerimi i vendeve të reja të punës.

Xhelili thotë se Lëvizja Republikane do të jetë befasia e këndshme për skenën politike gjilanase dhe mbi këto parime ne synojmë një qeverisje të ndershme.”Kur jemi tek qeverisja komunale dua të japi një sqarim. Suspendimi im që ka ndodhur nga Qemajl Mustafa i takon së kaluarës sepse ka qenë një incident i motivuar dhe me prapavijë politike. Dua të jem realist dhe të them se qeverisja me Qemajl Mustafën ka qenë e mirë dhe kemi qeverisur drejtë. Nuk do të kishte ndodhur as suspendimi im sikur Qemajl Mustafa mos të binte viktimë e të tjerëve” sqaron Xhelili.

Sipas tij Lëvizja Republikane ka një listë me njerëz të dëshmuar dhe të autoritetshëm.”Me këtë listë që kemi dhe me ndikimin e madh që ka Lutfi Haziri ne shpresojmë dhe besojmë në fitore të sigurt” thotë Xhelili. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.