Fundamenti

Xhelili kthehet në kufi nga policia serbe bashkë me tifozët e “Dritës”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Selver Xhelili ashtu siç kishte paralajmëruar së bashku me një grup të tifozëve të Dritës ishte nisur për në Beograd, por është kthyer nga policia serbe në pikën kufitare në Konqul me arsyetimin se i kanë pasaportat kosovare.

Kryetari i KF “Drita” Selver Xhelili rreth orës 15 e 30 minuta së bashku me një grup të tifozëve të “Dritës” ishin nisur për në Beograd, por në pikën kufitare serbe ata janë kthyer nga policia me arsyetimin se kanë pasaporta kosovare. “Po është e vërtetë se jemi kthyer nga policia serbe me pretekstin se kishim pasaporta kosovare. Ne së bashku me një grup të tifozëve të “Dritës” ishim nisur për në Beograd, por u kthyem mbrapa” tha Xhelili.

Uji Dea

Xhelili tha se policia serbe na tha se kemi urdhër për t`ju kthyer mbrapa. “Për shkak të sigurisë jemi të detyruar të ju kthejmë mbrapa” tha Xhelili./rajonipress/