GRANDEMALL

Xhelili: Kam kryer të gjitha obligimet ndaj “Dritës” dhe dhashë maksimumin nga vetja

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Selver Xhelili i cili për një kohë udhëhoqi Dritën ka reaguar ndaj deklaratës së Besim Ismailit për kinse borxhin që ka mbetur ndaj klubit dhe lojtarëve. Xhelili thotë se të gjitha obligimet që ai ka pasur ndaj klubit dhe lojtarëve i ka kryer me kohë derisa fajëson një pjesë të kryesisë e cila sipas tij jo që e ndihmuan klubin në ditët më të vështira, por edhe përfituan nga klubi. Kam dhënë maksimumin që “Drita” të ecë tutje sepse e kam gjetur me shumë borxhe e obligime tha Xhelili.

Selver Xhelili nuk e ndien vetën borxhli ndaj klubit “Drita” ku për një kohë të shkurtër ishte në krye të saj.

Xhelili gjithashtu nuk pajtohet me konstatimet e Besim Ismailit dhe të Afrim Shahinit se gjoja ai nuk e ka kryer obligimin dhe premtimin që e kishte dhënë për të ndihmuar këtë klub. “Më duhet të sqaroj se të gjitha obligimet që unë i kam marrë për “Dritën” i kam kryer me kohë. E kam gjetur klubin në një situatë shumë të rëndë dhe e kam përkrahur në një kohë kur të gjithë i kishin quar duart prej klubit. Unë nuk e lash të shuhet klubi dhe premtova nga 1000 euro për çdo muaj, gjë që i kam dorëzuar ku edhe ka dëshmi të sekretari i klubit”.

Fundamenti

Xhelili tha se ka pasur obligime të shumta nga kryesit e kaluara dhe të gjitha i kishte evidentuar. “Së bashku me lojtarët dhe Afrim Shahinin jemi marrë vesh që paga tu paguhet dhe kishim donator të gatshëm ta ndihmojnë klubin. Ishim marrë vesh që të ketë transparencë dhe të hollat të dorëzohen përmes llogarisë rrjedhëse. Me sinqeritetin më të madh mund të them se unë si qytetar i Gjilanit, por edhe si drejtues i klubit i kam kryer të gjitha obligimet. Më vije keq që disa anëtar të kryesisë që kanë rrahur gjoks tërë kohën jo që e ndihmuan klubin në ditët më të vështira, por edhe ishin përfitues të saj. Kjo është mjerim për ta, por unë nuk do të lëshohem në gjëra të tilla. Nga ana ime i urojë suksese klubit dhe Kuvendit që pritet ta zgjedhë kryesinë e re”.

Xhelili thotë se me planin operativ që ka pasur klubi tani duhet të paguhen të gjitha pagat e lojtarëve.”Të gjitha procedurat e kontratave për lojtarët janë të gatshme dhe bashkë me këtë edhe obligimet e pakta të mbetura për çka besoj që do të kryhen me kohë” tha Xhelili.

Xhelili ndërkaq lavdëron lojtarët për të cilët thotë se më së pakut kanë faj dhe se kanë qenë të sinqertë gjatë gjithë kohës. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.