UBT

Xhelili: Hajrullahun e LDK-së nuk e bën hesap as partia e tij

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Është për të ardhur keq, kush e drejton gishtin kah një drejtor, i cili në një moshë relativisht të re (27 vjeç) suksesshëm ka arrit të përballet me sfidat e pushtetit, çfarë Hajrullahu asnjëherë s’e ka pas autoritetin dhe nuk e ka atë potencial politik të drejtoj një departament të këtij lloji, e as ndonjë tjetër me përgjegjësi thotë Selver Xhelili.

Lëre që nuk i ka shkuar mendja për dorëheqje apo pendim për punën që e ka bërë të suksesshme në këtë qeverisje,por Selver Xhelili e ka quajtur Nexhat Hajrullahun një njeri që tërë ditën bredhë rrugëve poshtë e lartë,përkundër titujve që i ka. Në një reagim të tij Xhelili i tregon Hajrullahut punën që ka bërë dhe vizionin e tij edhe për të ardhmen.

“Me ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale, kryetari i Komunës është punëdhënësi në Komunë. Drejtorët janë këshilltarët e tij, dhe të gjithë bashkë, jemi “rrogëtarë” të dyfishtë të këtij populli. Në njërën anë, qytetari me votën e tij na e ka dhënë besimin të qeverisim dhe në anën tjetër, me taksën e tij ai na paguan për punën e bërë për interesat e tij dhe të vendit në përgjithësi”ka thënë Xhelili.

Xhelili ka thënë se në konferencat e çdo fundjave të LDK-së, përkatësisht të komisioneve përkatëse të saj, pothuajse është bërë modë, të kërkohet dorëheqja e drejtorëve të drejtorive gjegjëse, e kryetarit të komunës, e kujt jo tjetër nga qeverisja e tanishme.”Po nuk e dimë çfarë mund të kërkojë LDK-ja edhe pas këtij mandati, kur prapë të mbeten me gishta në gojë”ironizon Xhelili.

“Kërkohet dorëheqja e drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sikundër edhe atij të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, një të shtune më herët, që të dy të rinj, drejtorë të respektuar nga koalicioni qeverisës, por jo edhe për drejtorët e PDK-së.“Fore” e LDK-së! Sipas tij kryetari i komunës, Qemajl Mustafa, të gjithë drejtorët i trajton njësoj dhe bashkëpunon ngushtë me ne, pa asnjë dallim. Dhe, në saje të këtij bashkëpunimi dhe respekti, ne jemi në garë cili më mirë po e bënë punën e tij.

Sukseset në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, janë pakrahasueshëm më të larta së për shtatë vjet qeverisje të LDK-së ka shtuar Xhelili duke përmendur investimet prej tre milion euro në drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.”investimet janë ato që flasin dhe matësi më i mirë për suksesin e kësaj drejtorie si; Organizimi dhe mbështetja e manifestimeve të shumta kulturore, artistike, sportive e të rinisë, investimi në infrastrukturë (renovimi i tërësishëm i Stadiumit të tanishëm të qytetit, renovimi i palestrës sportive, nisja e ndërtimit të bibliotekës rajonale të qytetit, projekti për ndërtimin e një qendre moderne kulturore, projekti i ndërtimit të një stadiumi tjetër ndihmës”ka nënvizuar Xhelili, etj).

Fundamenti

Organizimi dhe mbajtja për çdo vjet e evenimentit më të lartë të kulturës “Flaka e Janarit”, si një asnjëherë më parë, me një qasje profesionale dhe trajtim korrekte të sportit gjilanas, mbi 80 për qind e ekipeve sportive gjilanase garojnë në superligë të vendit. Ne i mbështesim dhe i financojmë udhëtimet e klubeve jashtë komunës dhe jashtë vendit, që s’ka ndodhë asnjëherë më parë.

Të vetmit në Kosovë jemi ne që e mbështesim dhe i përkrahim në aktivitetet e saja KVRL si ombrellë e të gjitha OJQ-ve. Nuk ka kërkesë të ndonjë klubi sportiv apo OJQ e Rinisë që nuk është ndihmuar nga DKRS. Teatri profesionist i Gjilanit, pas atij kombëtar, të Prishtinës, është më i suksesshmi. Ansamblet poashtu ndihmohen dhe mbështeten financiarisht në pjesëmarrjen në festivalet ndërkombëtare, jashtë vendit. Tashmë në Gjilan, ka hapur edhe shkollën e artit pamor.

Por Xhelili ka shkuar edhe më larg në reagimin e tij.” Është për t’u rrëqethur kur ky komision i ashtuquajtur për Rini, Kulturë dhe Sport, keqpërdorë dhe manipulon me fatkeqësinë dhe ndjenjat e familjes e cila para do ditësh tragjikisht humbi të birin, në njërën prej kafiterive të qytetit. Raste të tilla, për fat të keq,ndodhin, madje edhe më makabre, edhe në vendet më të përparuara e me demokraci më të avancuar se tek ne.

Këto janë raste të izoluara dhe nuk mund të përgjithësohen, e aq më parë kur nevojitet një angazhim i gjithë shoqërisë, që nga familjet tona, për t’i parandaluar rastet e tilla, maksimalisht”është shprehur ai.

Është për të ardhur keq, kush e drejton gishtin kah një drejtor, i cili në një moshë relativisht të re (27 vjeç) suksesshëm ka arrit të përballet me sfidat e pushtetit, çfarë Hajrullahu asnjëherë s’e ka pas autoritetin dhe nuk e ka atë potencial politik të drejtoj një departament të këtij lloji, e as ndonjë tjetër me përgjegjësi.

Njeriu që prej se është në LDK, veç sorollatjes nëpër zyrat e partisë së tij, dhe pos “rrogëtarllëkit” që i bënë padronit të tij, përkundër titujve “akademik” që ka, nuk e bën kush hesap për kuadër. Në krah të tij, del si mbështetëse mu si “engjëll” kush tjetër pos një uzurpatore e pronës publike, e cila gëzon benifite të majme edhe nga ky pushtet dhe e cila po nga ky drejtor, kërkon shpëtim për të birin e saj të rrezikuar për largim nga Universiteti i Prishtinës. Fatkeqësisht, shoqëria jone ende detyrohet të merret edhe më këtë soj të njerëzve ka thënë në reagimin e tij Xhelili./rajonipress/